Azure Window ose Dritarja Blu është zhdukur përgjithmonë nga peizazhi i mrekullueshëm i ishullit Gozo. Ky lajm i keq konfirmohet nga autoritet zyrtare të Maltës, të cilat mëngjesin e 8 marsit kanë pohuar se Azure Window nuk janë më aty. Moti i keq dhe erozioni i hershëm nga dallgët e forta kanë shkaktuar shembjen e kësaj mrekullie natyrore, e cila vizitohej nga qindra-mijëra turistë çdo vit. Kryeministri i Maltës ka shprehur dhimbje në rrjetet sociale për këtë humbje, por njëkohësish shprehet se Gozo dhe Malta mbeten sërish vende të preferuara nga turistët për panoramën e veçantë që ofrojnë.