A po zhduket libri prej letre? Nëse vjen dita që fjala e shkruar dhe e printuar bëhet pjesë e së shkuarës, ndryshimi do të ndikojë edhe në mënyrën se si ne mendojmë.
Një artikull i BBC, e ka trajtuar çështjen gjerësisht.
Rachel Nuwer shkruan se kur Peter James e publikoi romanin e tij “Host” në disketa në vitin 1993, qe përgatitur për çfarë do ti ndodhte më pas. Gazetarët dhe shkrimtarët e rinj e ‘mallkuan’ atë, madje një reporter hodhi njësinë e kompjuterit në plazh për të demaskuar këtë mënyrë të re leximi.
“Isha në faqet e para të gazetave në gjithë botën i akuzuar si vrasësi i romanit”, -thotë James, duke shtuar se “por unë tregova se romani po vdiste tashmë me një shpejtësi shqetësuese dhe pa ndihmën time”.
Pas kësaj, James bëri një parashikim: që librat elektronikë do të fitonin popullaritet sapo leximi i tyre të bëhej aq i lehtë dhe aq i këndshëm sa ai i printuar.
Dy dekada më voë parashikimi i tij është kthyer në realitet.
A janë librat prej letre të destinuar tu bashkohen tabletëve?
Që libri elektronik ka fituar popullaritet nuk është më lajm, por se ku po shkon dhe cili është ndikimi në fjalën e printuar- mbetet e panjohur! Dhe nëse jemi ne këtë rrugë, a duhet të shqetësohemi?
Librat në vetvete nuk do zhduken tërësisht, të paktën jo së shpejti.
Si shumëçka tjetër, ato do kenë vlerë artizanale a vlerë estetike. Jo libra që lexohen por libra që shihen- katalogje arti apo koleksione, do të qëndrojnë për shumë kohë të printuar.
printi nuk do zhduket por do të ketë audiencë të vogël si poezia sot.
Ndërkaq leximi elektronik do të ndikojë negativisht edhe në mënyrën se si truri i përgjigjet tekstit, shkrimit.
Maryanne Wolf, drejtore e Qendrës së Kërkimit për Leximin dhe Gjuhën në Universitetin e Massachusetts thotë se leximi elektronik mund të ndikojë negativisht në mënyrën si truri përgjigjet përfshirë asaj që kupton, përqendrimit dhe aftësisë për të mbajtur mend detaje.
Shumë njerëz janë shqetësuar se aftësia për të hyrë në histori po ndryshon. Sipas Wolf, shqetësimi është se truri do kthehet në një qark të shkurtër ku është ekselent për të mbledhur informacion por jo për të formuar aftësi kritike, e analitike”.