Orikumi nuk është vetëm një qytet turistik bregdetar, por edhe një qytetërim i lashtë ilir.
Pranë qytetit të sotëm shtrihet qyteti antik i Orikut themeluar nga Eubeait në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokaster.
Përmendet nga autorët antike të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut.
U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.
Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r e në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl.
Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”.
Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.
Po t’i hedhësh një sy manastireve ortodokse në Shqipërinë Jug-Perëndimore vë re se pjesa mbizotëruese e tyre mban emrin e Marias, nënës së Jezusit.
Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.
Të ndodhur në këto kushte mund të hedhim hipotezën se edhe kisha e këtij manastiri ka mbajtur emrin e Maries ashtu si shumica e simotrave të saj, përgjatë bregdetit nga Shkumbini në Himarë.
Ndërkohë që në traditën kristiane, Maria është mbrojtësja e bujqësisë, e cila ushtrohej pikërisht në këtë fushë ngjitur me të cilët u ndërtua dikur edhe ky manastir.
Sot qyteti i Orikumit është një destinacion turistik tepër i preferuar,për natyrën e tij detare dhe malore,për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore