Batuta e Ramës për 8 mars: Nga lartësia e 198 cm të mia i siguroj burrat se…

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë organizuar një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e 8 Marsit.

Në fjalën e tij para të pranishmeve, kryeministri Rama theksoi rëndësinë dhe rolin e domosdoshëm të gruas në reformat e vendit.

Në fund të fundit, të jesh burrë dhe t’i duash gratë nuk është zemërgjerësi, por vetëdije se sa më mirë të jenë gratë dhe vajzat rreth teje, aq më mirë është për ty.

Nga lartësia e 198 cm të mia mund t’i siguroj të gjithë burrat se sa më pak frikë të kenë nga protagonizmi i grave, aq më mirë do të jenë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *