Vijon parada e filmave të nominuar për Oskar në ekranin e madh të Kinema MIllennium. Pas “The Revenant” është radha e një tjetër filmi të bujshëm që të projektohet për publikun shqiptar prej datës 28 janar.
Bëhet fjalë për “The Big Short” i nominuar për pesë statuja të cmuara Oskari, ndërsa rendit deri tani 19 cmime në konkurrime të ndryshme. Ndërkohë filmi është shënuar edhe me 66 nominime në shumë prej garave më spektakolare të këtij sezoni çmimesh për kinemanë.
Me Christian Bale, Steve Carell, Ryan Gosling, Brad Pitt por edhe Marisa Tomei, “The Big Short” ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të kritikës duke marrë miratimin e saj thuajse unanim
Deri më 24 janar 2016, filmi arkëtoi në fare pak kohë, një total prej 87.4 milionë dollarësh kundejt një buxheti prej vetëm 28 milionë dollarësh çfarë tregon reagimin e menjëhershëm pozitiv të publikut.
Ndërkaq kritika e ka lëvduar thuajnë në unanimitet filmin duke vlerësuar mënyrën e trajtimit të subjektit, detajet, interpretimin dhe dimensionin real
“The Big Short” është një dramë biografi e drejtuar nga Adam McKay i cili është gjithashtu edhe bashkëskenarist i filmit. Historia është bazuar në librin me të njëjtin titull të autorit Michael Leëis dhe rrëfen krizën financiare të viteve 2007–2008 që rrënoi ekonomikisht shumë prej amerikanëve.
Ai tregon historinë e katër njerëzve të botës së lartë të financave amerikane të cilët parashikojnë kreditë e këqia dhe krizën e strehimit në mesin e viteve 2000. Ata përfitojnë nga intuita e tyre për t’u paraprirë ngjarjeve dhe shpesh përshpejtojnë atë cka do të ndodhë duke e kthyer cdo gjë në favorin e tyre.
Filmi është nominuar për pesë Oskar; fotografia më e mirë, regjia më e mirë, aktori joprotagonist më i mirë dhe skenari më i mirë i përshtatur.
Ky është i pari film që drejton Adam McKay pa aktorin Will Ferrell. Ndërsa është i dyti libër i Michael Lewis që ka për producent Brad Pitt. I dyti bashkëpunim është edhe për Ryan Gosling, Marisa Tomei dhe Steve Carell. Që të tre kanë luajtur së bashku në “Crazy, Stupid, Love” (2011) të shfaqur gjithashtu në kinema Millennium.
Dhe teksa është një atmosferë Oskari, në kastin e aktorëve ka tre prej tyre që kanë fituar statujën; Christian Bale, Melissa Leo, dhe Marisa Tomei, dhe tre të nominuar;Steve Carell, Ryan Gosling dhe Brad Pitt.