FOTOJA PROVOKUESE/ Kryeministri Rama, me pushkë në dorë para Mësonjëtores

Kryeministri i vendit, Edi Rama shihet me pushkë në dorë para Mzueut të Mësonjëtores në Korçë.
Imazhi vjen në një kohë që tensionet me fqinjët (grekë e) maqedonas kanë kërkuar tonet e ashpra, ndaj edhe disa prej komentuesve, nuk kanë ngurruar ti kujtojnë shefit të qeverisë se “Foto që ka bërë kurioz çdo vend të botës dhe ka inatosur disa tjerë ? ?vërtet shumë bukur”.

“Në Korçën e Mësonjëtores – Reforma europianizuese në Arsim një detyrim jo vetëm ndaj Gjeneratës Tjetër po edhe ndaj themeltarëve të shkollës shqipe”, ka shkruar ai më herët.
Nëse kthehemi pas në histori e do kujtonim vështirësitë e Shqipërisë për arsmim e hapje të shkollave shqipe jo vetëm prej ndalesave të Turqisë a Portës së Lartë, por edhe prej fqinjëve, do kujtonim shprehjet “me pushkë e penë”, por edhe filmin “Udha e Shkronjave”, që kanë treguar luftën e madhe që kanë bërë patriotët për alfabetin shqip, për arsimin shqip dhe përhapjen e gjuhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *