Parlamenti Europian u vë viza amerikanëve, pasi SHBA refuzoi shtetet e BE

Parlamenti Europian i ka dhënë fund udhëtimit pa viza në BE të qytetarëve amerikanë. Vendimi ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuara nuk ranë dakord për të lejuar udhëtimin pa viza të qytetarëve nga pesë shtete të BE-së.

“The independent” shkruan se pesë vendet e penalizuara të BE-së, ishin Bullgaria, Kroacia, Qipro, Polonia dhe Rumania.
Komisioni Europian zbuloi se SHBA nuk po i kryente detyrimet nga marrëveshja e reciprocitetit.
Ka mundësi që ky vendim të refuzohet në instanca të tjera të BE-së, megjithatë, hapi i parë është ndërmarrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *