Duke falur pafund burrat që abuzojnë, ne u themi grave se abuzimi që ato vuajnë është më pak i rëndësishëm se sa e drejta e disa djemve.
Meshkujt e bardhë në kinema mund të marrin çdo gjë. Ky është mësimi që po godet si çekan në kokat e grave këto kohë.
Ne pamë Donald Trump në një video duke ngacmuar seksualisht një femër dhe duke e fyer atë- më tej e zgjodhëm atë president disa javë më vonë, shkruan Elle, sipas Pasqyre.al.
Kemi mësuar edhe se aktoren Maria Scheinder e fyen BERNARDO BERTOLUÇI dhe MARLON BRANDO në një skenë përdhunimi në filmin “Tango e fundit në Paris”. Zbuluam po ashtu se ajo para se të vdiste kishte folur gjatë për këtë, për vite me rradhë.
Kemi parë rehabilitimin e imazhit të MEL GIBSON, i cili në një video i thoshte të dashurës “dukesh si një derr i ndyrë dhe nëse përdhunohesh do jetë faji yt” pak para se ta kërcënonte dhe pak para se ta përdhunonte vetë.
Por, në Academy Awards, 61-vjeçari Gibson u ul në radhën e parë, mori çmim për “Hackasaw Ridge” dhe bëri shaka me O.J. Simpson. Ashtu si ai edhe CASEY AFFLECK, mori çmimin për aktorin më të mirë, shkruan Elle.
Affleck, për ata që nuk janë në dijeni, akuzohet se ka terrorizuar seksualisht koleget femra në vitin 2010 në grupin e xhirimit “I’m still here”- ai u është referuar femrave si lopa dhe ka këmbëngulur që një punonjëse, Amanda White, të ndante dhomën me të. Më pas e ka fyer me mesazhe me tekst abuzive, kur ajo nuk pranoi. Një grua tjetër, Magdalena Gorka, thotë se u zgjua në një dhomë hoteli privat, e gjeti Affleck në shtrat vetëm me mbathje dhe një T-shirt.
Kur Gorka iku nga Affleck, ai i nxiti meshkujt ta fyenin derisa ajo e la projektin.
Pas çmimit Oscar, Affleck ndoshta do të marrë më shumë role, role më të mira dhe më shumë njohje për emrin e tij si rezultat i këtij çmimi. Ndërsa bëhet gjithnjë e më i suksesshëm, do të bëhet gjithnjë e më i paprekshëm; që do të thotë, nëse akuzat janë të vërteta, gratë viktima do të kenë gjithnjë e më pak mundësi për t’u dëgjuar. Kjo nuk është e dëmshme vetëm për individët e përfshirë, por për të gjitha gratë që e gjejnë veten të viktimizuara nga burra të fuqishëm, shkruan Elle, sipas pasqyre.al.
Ky parashikim mund të duket i zymtë, por ka shumë histori pas tyre.
VETËM SHIKONI ROMAN POLANSKIN. Askush nuk dyshon se Polanski ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare, ai e ka pranuar vetë jo vetëm në dëshmi, por edhe në një intervistë famëkeqe në të cilën ai e quajti atë “viktimë” të tijën; por askush në Akademi duket nuk mendoi se kjo duhej të paraqiste ndonjë pengesë për karrierën e tij në filma.
Kur ai fitoi Oskar si regjisori më i mirë për filmin e tij “Pianisti” në vitin 2003, shpallja e vendimit u prit me shumë duartrokitje, duke përfshirë edhe Meryl Streep. Një Harrison Ford që shndriste e pranoi çmimin për Polanskin, i cili nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni, për shkak se ishte një përdhunues fëmijësh i dënuar.
Polanski nuk është një përjashtim. Kujtojmë Cate Blanchett në vitin 2014, në fjalimin e saj si fituese e Çmimit Aktorja më e mirë për filmin e WOODY ALLEN, “Blue Jasmine” që e cilësoi si një fitore për gratë. Ajo lavdëroi skenarin pavarësisht se vajza e rritur e Allen, Dylan Farrow, sapo kishte publikuar një letër të hapur në The New York Times, duke përsëritur pretendimin se më 1992 Allen e kishte përdhunuar atë kur ajo ishte 7 vjeçe. Farrow përmendi në mënyrë specifike faktin se “aktorët e vlerësuar [Allen] me çmime” janë burim traume ekstreme, shkruan Elle, sipas Pasqyre.al.
Ka të tjerë më pak famëkeq si rasti i Eminem, që ka abuzuar emocionalisht dhe ka kërcënuar gruan e tij, Kim Mathers- ai fitoi një Oskar për “8 Mile”; akuza e dhunës në familje ka lënë gjurmë edhe tek të nominuar në çmime si Michael Fassbender dhe Johnny Depp, fituesi dy herë si Aktori më i mirë- Sean Penn; e përsëri, Mel Gibson u propozua si regjisori më i mirë.
Burrat e bardhë që u bëjnë femrave gjëra të patregueshme nuk janë nxjerrë kurrë nga fusha e Akademisë; ne vazhdimisht këmbëngulim të ndajmë “artin nga artisti”. Duke shpallur ‘Aktori më i mirë’ Affleck-un, në vitin kur shumë akuza u shfaqën kundër tij, tregohet se Akademia nuk ka mësuar asgjë nga goditje si ato me Allen ose Polanski-ata as nuk po i kushtojnë vëmendje bisedës.
Ndarja e “artit nga artisti” do të ishte një mendim fisnik, nëse do vihej në jetë rregullisht edhe për ata që nuk janë burra të bardhë. Por ne nuk e bëjmë.
Kur historia e dhunës seksuale, e regjisorit Nate Parker u zbulua vitin e kaluar, filmi i tij i shumëpritur “The Birth of a Nation” dhe vetë Parker, pësuan rënie- nga një djalë i artë u bë një njeri i flakur tutje gjatë natës. Në mënyrë të ngjashme, Mel Gibson ishte në gjendje të qeshte me shakatë e O.J.Simpson – por O.J. Simpson është ende në burg dhe i përjashtuar përgjithmonë nga fama që ai dhe Gibson një herë e kishin të përbashkët.
Kundërshtimi i standardeve për të përjashtuar njerëz si Affleck, Polanski, ose Gibson nga industria është “antikulturë”; duke përjashtuar çdo artist të madh do të thotë që ne të kemi më pak art, dhe gjithsesi, dënimet duhet të trajtohen nga gjykatat, jo nga bosët. Megjithatë, prapë, Affleck bëhet më i suksesshëm, shkruan Elle, sipas pasqyre.al.
Problemi me faktin që Affleck, Gibson, Polanski ose Allen fitojnë çmime nuk është vetëm se kjo është e padrejtë. Është se dikush tjetër mund t’i marrë ato.
Duke i falur pafund këta burra për abuzimet e tyre ne u themi grave se abuzimi që ato vuajnë është më pak i rëndësishëm se suksesi i këtyre burrave.
Ne kemi humbur historitë e këtyre grave, si dhe artin e tyre, sepse ne u kemi thënë atyre se ato nuk llogariten./ Përshtati: E.Hoxha/ Pasqyre.al