Adriano Çelentano viktimë e hajdutëve: Bandat na futen në shtëpi

Një denoncim i pazakontë vjen nga këngëtari i mirënjohur italian, Adriano Çelentano. Në blogun e tij, ka shprehur se prej kohësh ai dhe bashkëshortja e tij, Klaudia Mori, janë viktimë e hajdutëve. “Ndjehem i detyruar të shpreh atë që ndodh në shtëpinë time dhe të Klaudias. Prej ditësh të paktën gjashtë persona dhe një tjetër që qëndron duke përgjuar, i janë afruar shtëpisë sime në Galbiate. Pamjet e tyre janë kapur nga kamerat e sigurisë, dhe i janë drejtuar tashmë policisë, por fytyrat e tyre nuk dallohen qartë. Gjithçka nisi javën e shkuar, me një tentativë për të vjedhur makinën e Klaudias. I kishin thyer xhamat, por nuk kishin arritur të merrnin asgjë. Janë një sërë veprimesh veçanërisht kërcënuese që na bëjnë të dyshojmë se këta kriminelë janë duke u përpjekur për të arritur tek ne. Ne denoncojmë këto episode të rënda, sepse diçka më serioze mund të ndodhë” shprehet këngëtari italian.

Më e shqetësuar duket bashkëshortja e tij, e cila ka rrëfyer për mediat italiane se nuk arrin të flejë natën. “Ne nuk jemi në rrugën Gluck, por në Galbiate, në vilën e familjes së Molleggiato, ku Celentano pjesërisht ka regjistruar albumin e fundit me Mina-n. E gjithë zona ruhet nga rojet e armatosura, natë e ditë,” siguron Claudia Mori. “Banda prej gjashtë personash futet në shtëpi, kanë thyer xhamat e makinës sime, por nuk kanë marrë çantat që ishin brenda. Dy ditë pas sulmit të parë ata kanë provuar përsëri. Në dritën e diellit, gjithmonë të shpejtë, ia kanë dal që të futen në shtëpi dhe të dalin pa u kapur nga rojet tanë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *