Pas një pauze 45-vjeçare, njerëzimi do të ketë rastin që të udhëtojë sërish në Hënë.
Nga kompania ”Space X” thonë se dy persona, vitin e ardhshëm, me financime private, do të kenë rastin që të vizitojnë Hënën, por duke mos zbritur në të.
Deri në Hënë, ata do të udhëtojnë me kapsulën ”Dragon 2”.
Drejtori i ”Space X”, Elon Mask nuk u shpreh më tepër, përveç se shtoi se pasagjerët e ardhshëm kanë paguar shumën e nevojshme të parave.
Misioni privat do të zgjasë shtatë ditë.
Misioni i fundit në Hënë është realizuar më 12 dhjetor të vitit 1972 kur astronauti Gene Cernan shkeli në të./ ATA