Drama e Arthur Millerit e vitit 1949 konsiderohet gjerësisht një gur themeli i letërsisë amerikane. Një sulm therës ndaj “ëndrrës amerikane” të materializmit, Vdekja e Shitësit është një dramë me tre akte (dy akte dhe një “rekuiem”), e cila përqëndrohet tek personazhi kryesor, Uilli Loman.
Në moshën 63 vjeç, Uilli ka qenë një shitës ambulant gjatë gjithë jetës. Pavarësisht se punon shumë, Lomanë kanë jetuar gjithmonë në kufirin e varfërisë, dhe Uilli ka qenë gjithmonë një nëpunës i vogël në kompaninë e tij. Megjithatë, Uilli vazhdimisht i thotë vetes se “kthesa e madhe” për të është mu prapa qoshes. Ai i ka rritur dy bijtë e tij, Bif dhe Hepi, që gjithashtu të besojnë se jeta ua ka bërë me hile, dhe se një ditë do e marrin atë që u takon. Linda, gruaja e devotshme e Uillit, jeton vazhdimisht në mohim dhe i shoqi ka një kohë të gjatë që përpiqet të mos e lërë të pësojë kolaps.
Uilli zbulon se për shkak të ndryshimit të kushteve ekonomike, kompania nuk ka më nevojë për shërbimet e tij. Eshtë i shkatërruar dhe nuk arrin ta kuptojë se si punëdhënësi e nxjerr jashtë, pas kaq shumë vitesh shërbim besnik. Në Aktin 1, Uilli parashtron qartaz etikën e tij të punës, kur thotë se ai që duket në botën e biznesit është ai që ecën përpara. Bosi i dikurshëm i Uillit ka vdekur, duke ia lënë kompaninë të birit. Pronari i ri mendon se Uilli nuk është më i dobishëm për kompaninë. Dhe pas largimit, shumë shpejt Uilli kupton se nuk është në gjendje që të gjejë diku tjetër, një punë të ngjashme.
Pavarësisht se thotë gjëra të tjera, Uilli e di se është një dështim. Ai nis të vrasë veten dalëngadalë, teksa thith tymin e zjarrit të një gome në gaazhd, një akt që e cliron nga ankthi mendor dhe i jep një gjendje të shkurtër lartësimi. Gazi ia bën lëmsh mendjen, duke ngatërruar të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Kjo lëvizje nëpër kohë dhe hapësirë ndihmon lexuesin/audiencën që të shohë, se sa shumë presion ka patur mbi këtë njeri të thjeshtë, që të pranohet në të vetmen mënyrë që ai e konsideron me vlerë: të bëjë para. Ai dëshiron shumë që të “pëlqehet”, dhe pa statusin e të qënit një manaxher, i cili fiton më shumë para, ëndrra është e pamundur. Uilli vdes ashtu si ka jetuar, një dështim në sytë e shoqërisë. /bota.al