Filozofi i mirënjohur grek, Aristoteli, besonte se gjithçka ndodh për një arsye, gjithmonë. Dhe se çdo eksperiencë në jetën tënde, vjen për të të formuar dhe për të të sjellë në versionin tënd më të mirë. E vetmja gjë që e pengon këtë, është të kesh zgjuarsinë për ta parë.
1.Në kohë vështirësish dhe sfidash
Çdo eksperiencë negative, çdo kohë me vështirësi mund të shihet më pas si një mundësi për rritje të madhe. Ashtu si një krimb që del nga krizalida e tij për t’u bërë flutur. Kur i gjithë formimi dhe ndryshimi përfundojnë, metamorfoza e tij e ka shndërruar në një flutur të mrekullueshme. Ai ka hedhur lëkurën e mëparshme, dhe ka nisur të fluturojë me krahët e jetës së re.
2. Në kohë shërimi
Disa mund ta kenë të vështirë të besojnë se gjithçka ndodh për një arsye, sidomos kur përjetojnë dhimbje apo humbje. Në kohën kur ju ndodh mund të jetë shumë e vështirë ta shohin, pasi gjithçka që shohin është dhimbja. Por, pikërisht përmes pikave më të ulëta në jetën tonë, ne jemi në gjendje të përftojmë urtësinë dhe një forcë të re. Pa humbje nuk do ta vlerësonim dot atë që fitojmë, pa dhimbje nuk do ta përjetonim dot dashurinë. Pa vdekje, nuk do ta vlerësonim dot jetën dhe pa frikë, nuk do ta vlerësonim dot dashurinë.
3. Në kohë lumturie
Momenti më i bukur nga të gjithë është ai kur gjithçka vjen e përmblidhet në një çast të vetëm fitoreje. Kur ne mbërrijmë në këtë pikë, pas gjithë betejave, ne arrijmë më në fund që të shohim urtësinë prapa zgjedhjeve të nënvetëdijshme që kemi bërë. Në këtë pikë, qartësia vjen si dielli i mëngjesit, mbi horizontet e tokës.
4. Në kohë kaosi
Kaosi i vërtetë nuk mund të jetë kaos, sa kohë që ka zgjedhje të përfshira në të. Gjërat mund wordpress të duken si rastësore, por të gjithë e dimë se dukja gënjen.
“Për dikë që nuk di të lexojë, gërmat në një faqe mund të duken si të renditura në mënyrë rastësore, kur në të vërtetë ato janë të vendosura me një rend të saktë” – Deepak Chopra
Koinçidencat kuptimplota mund të shihen edhe si ngjarje rastësore pa lidhje mes tyre, megjithatë, gjithmonë ato ngjarje kanë një qëllim dhe kuptim real.
5. Në kohë reflektimi
Ne shohim copëzat e gjëzës tek bashkohen, dhe pas secilës prej tyre shpaloset një panoramë e bukur. Dhimbja, shqetësimi, betejat dhe fitoret, secili prej blloqeve ndërtues krijojnë atë që ne jemi në momentin aktual. Një produkt i papërfunduar, gjithmonë në rritje, që mëson dhe përjeton. Dhe përmes reflektimit ne mund të shohim, përse duhej që të ndodhte ashtu si ndodhi.
“Nuk mund të bashkosh copëzat e gjëzës duke parë përpara; mund t’i bashkosh vetëm duke parë prapa. Kështu që duhet të besosh se copëzat në një farë mënyre do të të lidhin me të ardhmen. Duhet të besosh në diçka – instiktin tënd, fatin, jetën, karmën… Kjo qasje nuk më ka lënë asnjëherë në baltë, dhe ka sjellë gjithë ndryshimin në jetën time” – Steve Jobs. /bota.al