Ngjajnë si motra/ Rita Ora prezanton të ëmën Vera Sahatçiu

Ngjajnë si motra shkruan ‘The Sun’ por janë në fakt nënë e bijë. E ëma e Rita Orës ka sfiduar moshën duke u dukur njësoj si e bija, këngëtarja njohur Rita Ora. Ato janë fotografuar duke lënë hotelin ndërsa do shkonin të shihnin filmin “Fifty Shades darker”.
“Këngëtarja nxjerr në skenë nënës e saj joshëse që punon si psikiatre”, shkruan The Sun. Më tej në artikull thuhet se Rita ka zbuluar se ku i ka marrë tiparet e saj tërheqëse dhe fytyrën e përsorur, ndërsa është shfaqur me të ëmën Vera Sahatçiu.
Nëna e yllit britanik ka vjedhur vëmendjen e ndjekësve të së bijës të enjten ndërsa ka dalë me të bijën e talentuar. Të dyja ishin veshur shumë bukur, Rita me rroba të bardha në ngjyrë pane dhe e ëma me të bardha e të zeza krejt të përshtatshme edhe për temperaturat e ulëta. Rita dukej elegante me një bluzë kremi dhe një plaë pantollona të bardha të gjera. Flokët e saj bjondë ishin të kapura ndërsa psikiatrja Vera Sahatçiu(Ora) me pantollona e bluze të zezë duke hedhur sipër një pallto të bardhe me vija të zeza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *