Christine Macel paraqet Bienalen e (saj) të Venecias, mes humanizmit dhe konflikteve

120 artistë, 800 vepra, 85 pavijone kombëtare dhe 9 trans-pavijone- është kjo Bienalja e sivjetshme e Venecias, sipas kuratores Chiristine Maciel.

Gjatë saj, do të ketë edhe takime mbi rolin e artistit në shoqëri, takime që do të vijnë si dialogje për të treguar rezistencën dhe përgjegjësitë që ka artisti.

“Kjo Bienale i është përkushtuar të festuarit dhe pothuaj falenderimit për botën e artit. Është një ekspozitë kushtuar humanizmit”,
siç thotë Christine Macel, shkruan Arttribune. “Është një humanizëm në të cilin akti artistik është njëkohësisht akt i rezistencës, i çlirimit dhe i bujarisë”.

Me këto fjalë presidenti i Bienales së Venecias, Paolo Baratta, hapi konferencën për mediat ku u bë mne dije në vija të përgjithshme se si do të jetë edicioni i sivjetshëm i Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, që këtë herë titullohet “Viva Arte Viva”.

Është një koncept kuratorial i ideuar nga vetë Baratta në bashkëpunim me Christine Macel. Ndërsa ndalen dhe i japin vëmendje figurës dhe rolit të artistit e punës së tij, Presidenti i Binelaes tha se: “Ne kishim futur tashmë pavijonin e librit, një lloj bibliografie të ekspozitës, por Christine Macel e shtyrë ende më tej, më përpara këtë qëndrim dokumentar duke u kërkuar artistëve të dërgojnë publikime dhe tekste të rëndësishme për trajnimin e tyre”. Sqarimi i mësipërm u bë për të treguar projektin “Biblioteka ime” në pavijonin Stirling.

Në konferencë u njoftua se do të jetë 85 pavijone kombëtare nga të cilat 4 janë për herë të parë e bëhet fjalë për vendet: Antigua e Barbuda, Kiribati, Nigeria dhe Kazakistani.
DETAJET E MACEL
Christine Macel ka hyrë në detajet e ekspozitës ndërkombëtare të saj, e cila sjell së bashku 120 artistë, prej të cilëve të paktën 103 do të jenë të pranishëm për herë të parë. “Arti i sotëm, përballë konflikteve në botë, dëshmon pjesën më të çmuar të njerëzimit”, theksoi ajo. “Më shumë se kurrë roli, zëri dhe përgjegjësia e artistit shfaqen, tepër të rëndësishëm në të gjithë debatet bashkëkohore”. Edhe për këtë arsye, ekspozita ndërkombëtare do të ndërtohet në një seri pavijonesh, që siç deshi ti specifikonte Macel janë: jo tematike, por organike dhe fluide. Si një histori, si një udhëtim, si një përvojë, apo si kapitujt e një libri.
Çfarë e ka udhëhequr kuratoren në zgjedhjet e saj? Ajo e përmblodhi këtë aspekt me vullnetin për të vënë largësinë e duhur me atë që është “gjithnjë e re”: “Unë jam historiane arte”, kujtoi ajo, “dhe gjithashtu kam analizuar metoda artistike të tjera, ndryshe prej atyre më të popullarizuara dhe më të përcjella në media”.
PAVIJONET
Në këtë kontekst, ekspozita do të shfaqë gjithë 800 vepra, nga të cilat 52 të saporealizuar dhe të tjerat të “ri-aktivizuara” për këtë rast.
Mes protagonistëve, kërkimi/hulumtimi i Franc Ëest dhe arti i Olafur Eliasson, i cili do të bëjë një studim duke u bërë thirrje studentëve, publikut të gjerë dhe emigrantëve për të krijuar objekte, të tilla si llambat. Në sallat e tjera, temat sjellin tradita antropologjike, ngjyra, dimensione të kohës dhe deri pafundësinë.(Nga Entela Hoxha-Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *