Shtyhet afati për publikimin e projekteve fituese në art, kulturë dhe trashëgimi

Shtyhet afati për publikimin e projekteve fituese në art, kulturë dhe trashëgimi.
Ministria e Kulturës njofton të gjithë aplikantët që kanë paraqitur projektet për vitin 2017, se, për shkak të volumit shumë të madh të propozimeve të paraqitura, shtyhet afati i vlerësimit përfundimtar të projekteve.
Fondi i Ministrisë së Kulturës për projekte u hap më datë 1 dhjetor 2016-13 janar 2017. Pranë kësaj ministrie janë paraqitur rreth 230 projekte. Fondi për projektet do të mbështetë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre artin, kulturën dhe/ose trashëgiminë kulturore.

Data e shpalljes së projekteve fituese do të jetë 20 shkurt 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *