10 vjet pa Kadri Roshin, sot një film për të

Me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit tonë të madh Kadri Roshi, sot ora 19:00 në sallën e Teatri Kombëtar do të shfaqet një dokumentar mbi jetën e aktorit. Hyrja është e lirë!

Kadri Roshi aktori i madh i Teatrit dhe kinematografisë u nda nga jeta 10 vjet me parë duke lënë pas një jetë të pasur me shumë karaktere e personazhe.
Ai lindi ne 4 Janar te vitit 1924, ne Ballsh të Mallakastrës, i mbetur jetim në një moshë të vogël, ai endet për të siguruar jetesën duke punuar si punëtor mirëmbajtje, biletashitës në kinema, e punë të tjera të ndryshme.
Emri i tij mungoi dy herë radhazi ne listën e fituesve për aktor, dy konkurime në të cilat ai u përplas me disfatat e para.
Në rolin e Osipit tek «Revizori» i Gogolit, Kadri Roshi pati një sukses të jashtëzakonshëm, me këtë shfaqje e gjithë trupa e aktorëve amatorë u pranuan si aktorë në Teatrin Popullor.
Fillon studimet si aktor në Zagreb te Kroacisë, por menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Kadri Roshi,vazhdon dhe përfundon studimet në 1950 ne Pragë te Cekisë, me rezultat «Shkëlqyer».
Rolet e tij si në teatër dhe kinematografi kanë lënë mbresa te artdashësit. Me rreth 215 role Kadriu Roshi do të mbahet mend në: “Tana”, “Furtuna“, “Skenderbeu“, “Hamleti“,“Oret e e Kremlinit“,“I cuditshmi“,“Familja e Peshkatarit“, “Zonja e Bujtines“, “Arturo Ui“, “Fytyra e dyte“,“I teti ne Bronx“, “Besa e Madhe“, “Hijet e nates“, “Malet me blerim mbuluar“, “Fijet qe priten“, “Apasionata“, “Njeriu me top“, “Epoka para gjyqit“, “Lulekuqet mbi mure“, “Lidhur si fishke gjerdani“, “Toke e ndezur”, ”Shkallet“, “Kolonel Bunker“ si dhe “Kohë e çmendur“ në rolin e Xha Fiqos, i cili do të ishte dhe roli i tij i fundit.
“E kam parë në shumë vende të botës,por Ezopin që mendova dhe shkrova e gjeta vetëm këtu, në këtë teatër” shprehet dramaturgu Guilherme de Oliveira në vitin 1970, ai vjen në Shqipëri me nje delegacion dhe mëson se pjesa e tij «Dhelpra dhe rrushtë» ishte vëne në skenë në vitin 1963. Aktorët e kanë përgatitur shfaqjen brenda 10 ditëve dhe suksesi ishte i padiskutueshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *