50 vite nga shembja e tempujve të fesë nga diktatura

Konferencë në Romë me rastin e 50 vjetorit të shembjes e tempujve të fesë nga diktatura

Të kujtojmë, të mësojmë nga historia: e kaluara të shërbejë si përvojë për të ecur përpara, për një të tashme në mirëkuptim dhe harmoni sociale, në paqe me historinë për një ardhme më të mirë, me liri dhe besim e gjithë të drejtat që i përkasin njeriut – kjo ishte porosia që u doli nga Konferenca “50 vjet nga shkëtërrimi tempujve të fesë”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.
Konferenca u zhvillua të dielën, në pasditen e 5 shkurtit, në bashkëpunim me Rektoratin e “San Giovanni della Malva” në kishën e shqiptarëve, që mban të njëjtin emër në Trastevere në Romë, pas meshës në gjuhën shqipe, ku homelia i kushtohej temës së konferencës.

Salla ishte plot me shqiptarë të diasporës, arbëreshë dhe italianë, intelektualë, antropologo, drejtues shoqatash, të medias, studentë, etj, diplomatë, ambasadorja e Republikës së Kosovës, klerikë, murgesha, profesorë, mes të cilëve dhe rektori i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”, padre Ruggero Valentini, Presidenti i asosacionit së Rindërtimit “Avvezzano”, që ka ngritur mjaft kisha dhe në Shqipëri, dott. Ginno Milano, drejtori i Zyrës “Migrante” i Vikariatit të Romës, Mons. Pier Paolo Felicolo si dhe kardinali Antonio Maria Veglio, President i Këshillit Pontefik Pastoral për Migrantët.

Nisi me një “Ave Maria” të Shubertit, interpretuar nga soprania Anna Lushi.
Konferencën e përshëndeti Rektori i Kishave shqiptare në Itali Don Pasquale Ferraro, i cili theksoi rëndësinë e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.

Drejtuesi i konferencës, I Ngarkuari me Punë, Visar Zhiti, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunëtorët, ia dha fjalën Atë Aldo Skodas, profesor teologjie në Universitetin Papnor Urbanian dhe zv.drejtor i SIMI-it (Instituti Ndërkombëtar i Skalabrinianëve për Emigracionin), i cili kumtoi për “Shkatërrimin e kishave gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri”, ku theksoi, që, nëse harrohet, rrezikohdet të humbet identiteti dhe ai popull që harron, është i dënuar të riprodhojë gabimet e tij. “Përvjetori i 50-të i famëkeqit vit 1967 është mundësia për të rikujtuar edhe një herë tragjedinë në të cilën u fut shoqëria shqiptare në vazhdën e vetizolimit që prodhoi frikë, varfëri materiale dhe mbi të gjitha shpirtërore, – tha ndër të tjera Prof. Skoda. –

Visar Zhiti mbajti temën “Persekutim dhe martirë, qëndresë dhe shenjtëri” duke theksuar se historinë duhet ta shohim jo vetëm nga ana e atyre që e bëjnë, por dhe nga ana e atyre që e pësojnë historinë dhe ajo është vërteta e saj me e rëndësishme, quintesenca.
Më pas Zhiti solli dëshmi të forta të qendrës së klerit, veçanërisht atij katolik, ku personalitete me rëndësi të tij prodhuan kulturë e identitet e me veprat e tyre themeltare “sollën Europë”, ku dhe kishin studiuar.
Shqipëria është ngritur, bashkë me të dhe besimi, janë rindërtuar tempujt dhe populli shqiptar ka nxjerrë “martirë të dritës dhe shenjtë të jetës”, theksoi Zhiti
Nuk ka demokraci pa virtyte. Shqipëria di t’i përgjigjet të kaluarës, merr përgjegjësi dhe detyra duke shpalosur vetveten më të mirë, emblematikisht dhe shembull per botën.

Konferenca u mirëprit dhe pati jehonë mediatike.
RVOJË DHE MËSIME. PJESËMARRJE E GJËRË, INTELEKTUALË, GAZETARË, KLERIKË E KARDINALË…

Të kujtojmë, të mësojmë nga historia: e kaluara të shërbejë si përvojë për të ecur përpara, për një të tashme në mirëkuptim dhe harmoni sociale, në paqe me historinë për një ardhme më të mirë, me liri dhe besim e gjithë të drejtat që i përkasin njeriut – kjo ishte porosia që u doli nga Konferenca “50 vjet nga shkëtërrimi tempujve të fesë”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.
Konferenca u zhvillua të dielën, në pasditen e 5 shkurtit, në bashkëpunim me Rektoratin e “San Giovanni della Malva” në kishën e shqiptarëve, që mban të njëjtin emër në Trastevere në Romë, pas meshës në gjuhën shqipe, ku homelia i kushtohej temës së konferencës.

Salla ishte plot me shqiptarë të diasporës, arbëreshë dhe italianë, intelektualë, antropologo, drejtues shoqatash, të medias, studentë, etj, diplomatë, ambasadorja e Republikës së Kosovës, klerikë, murgesha, profesorë, mes të cilëve dhe rektori i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” padre Ruggero Valentini, Presidenti i asosacionit së Rindërtimit “Avvezzano”, që ka ngritur mjaft kisha dhe në Shqipëri, dott. Ginno Milano, drejtori i Zyrës “Migrante” i Vikariatit të Romës, Mons. Pier Paolo Felicolo si dhe kardinali Antonio Maria Veglio, President i Këshillit Pontefik Pastoral për Migrantët.

Nisi me një “Ave Maria” të Shubertit, interpretuar nga soprania Anna Lushi.
Konferencën e përshëndeti Rektori i Kishave shqiptare në Itali Don Pasquale Ferraro, i cili theksoi rëndësinë e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.

Drejtuesi i konferencës, I Ngarkuari me Punë, Visar Zhiti, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunëtorët, ia dha fjalën Atë Aldo Skodas, profesor teologjie në Universitetin Papnor Urbanian dhe zv.drejtor i SIMI-it (Instituti Ndërkombëtar i Skalabrinianëve për Emigracionin), i cili kumtoi për “Shkatërrimin e kishave gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri”, ku theksoi, që, nëse harrohet, rrezikohdet të humbet identiteti dhe ai popull që harron, është i dënuar të riprodhojë gabimet e tij. “Përvjetori i 50-të i famëkeqit vit 1967 është mundësia për të rikujtuar edhe një herë tragjedinë në të cilën u fut shoqëria shqiptare në vazhdën e vetizolimit që prodhoi frikë, varfëri materiale dhe mbi të gjitha shpirtërore, – tha ndër të tjera Prof. Skoda. –

Visar Zhiti mbajti temën “Persekutim dhe martirë, qëndresë dhe shenjtëri” duke theksuar se historinë duhet ta shohim jo vetëm nga ana e atyre që e bëjnë, por dhe nga ana e atyre që e pësojnë historinë dhe ajo është vërteta e saj me e rëndësishme, quintesenca.
Më pas Zhiti solli dëshmi të forta të qendrës së klerit, veçanërisht atij katolik, ku personalitete me rëndësi të tij prodhuan kulturë e identitet e me veprat e tyre themeltare “sollën Europë”, ku dhe kishin studiuar.
Shqipëria është ngritur, bashkë me të dhe besimi, janë rindërtuar tempujt dhe populli shqiptar ka nxjerrë “martirë të dritës dhe shenjtë të jetës”, theksoi Zhiti
Nuk ka demokraci pa virtyte. Shqipëria di t’i përgjigjet të kaluarës, merr përgjegjësi dhe detyra duke shpalosur vetveten më të mirë, emblematikisht dhe shembull per botën.

Konferenca u mirëprit dhe pati jehonë mediatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *