Pas lajmeve se Robert Ndrenika është sëmurë dhe është lënë të presë nëpër spitale, kanë reaguar miqtë dhe të njohurit e tij.
Aktorët që kanë bashkëpunuar me të e kanë kontaktuar dhe bëjnë më dije se Ndrenika është mirë dhe nuk është shtruar në spital. “Tani sa fola në telefon me Mjeshtrin Robert Ndrenika. Jo vetëm qe nuk është sëmurë por është per Masha-Allah duke pirë kafe në mes të Tiranës. Kush gazetar apo portal ka dashur të bëjë lajm me shëndetin e mjeshtërit, TI VIJË TURP”, shkruan aktori Marin Orhanasi. Ditën e djeshme ka qarkulluar një foto, e cila tregon Ndrenikën në spital të ulur në një karrigë në korridor.
Fotoja u komentua si “e dhimbshme dhe e turpshme” pasi spitalet shqiptare e lënë të presë një aktor të madh si ai, ndërsa miq të aktorit deklarojnë se fotoja është e tri vieteve më parë.