Dritëro Agolli në spital, familja konfirmon për gjendjen shëndetësore

Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolliështë shtruar në sanatoriumin e Tiranës për shkak të problemeve që ka patur në rrugët e frymëmarrjes.
Familja ka konfirmuar gjendjen e rënduar duke sqaruar se është përmirësuar dhe se po merr përkujdesje më të specializuar nga mjekët. Prej kohësh ai ka pasur
shëndet të dobët.
Shkrimtari festoi 85-vjetorin e tij të lindjes në tetor të vitit të shkuar, me ç’rast u mbajtën një sërë aktivitetesh nga institucionet shqiptare dhe u botuan tri drama të panjohura e një libër me poezitë e tij të fundit, titulluar “Prit edhe pak” – poezi që kanë qenë në dorëshkrim dhe botoheshin për herë të parë dhe shumë prej tyre qenë poezi dashurie. Po me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, Akademia e Shkencave i dha lexuesit në Shqipëri tri dramat e tij: “Fytyra e dytë”, “Mosha e bardhë” dhe “Baladë për një grua”. Dramat “Fytyra e dytë” dhe “Baladë për një grua” janë krejt të panjohura për lexuesin deri më sot, kurse drama “Mosha e bardhë” është botuar nga Rilindja në Prishtinë në vitet 1970-1980.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *