Natali Portman si Jacki Kennedy: Si u përjetua vrasja e presidentit!

Vlerësime të mëdha janë bërë për aktoren e nominuar për “Oscar”, Natalie Portman, e cila ka interpretuar në Jackie-n, në filmin me të njëjtin titull, kushtuar zonjës së parë të Amerikës, Jackie Kennedy.

Është cilëuar emocionuese performanca e saj në filmin ku është ‘Zonja e Parë’- Jacqueline Kennedy gjatë dhe pas vrasjes së burrit të saj, John Fitzgerald Kennedy. Filmi është diskutuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ndërsa prej muajit shtator të 2016-ës, shumëkush besoi se ajo do të nominohej për Oscar siç ndodhi- një nominim në të cilin ajo kryeson.
Portman, ka fituar më parë një Oskar për rolin e saj në filmin, “Black Swan”(2010), ndërsa ka pamjen dhe zërin e Jackie Kennedy, për çka Natalie është përgatitur gjate para filmimit.
“Kam lexuar çdo biografi që munda të gjej”, ka thënë ajo për ‘Business Insider’. “Kemi shumë skena në Shtëpinë e Bardhë në film, kështu që më duhej të dija si ajo ecte, si lëvizte dhe cilat qenë shprehjet e fytyrës së saj”.
Filmi e ndjek Kennedy-n që në momentin kur ajo rrëfen për një gazetar vrasjen dhe planet për varrimin e bashkëshortit të saj. Filmi gjithashtu tregon për “personalitetet e ndryshme” që Kennedy tregonte para njerëzve të ndryshëm – një debutuese e përkryer në publik, por njeri krejt i dobët pas dyerve të mbyllura.

Portman e kapur këtë detaj, ndërsa bënte kërkimet e saja, gjë që përfshiu edhe dëgjimin e intervistave të regjistruara që Kennedy bëri me biografin Arthur Schlesinger.

“Kur ajo jepte intervista, [zëri i saj] ishte shumë më vajzëror dhe i butë, dhe pastaj, kur e dëgjon atë duke folur për Schlesinger në shtëpi, ju dëgjoni një zë të akullt- zëri është më i thellë, e po aty del zgjuaria e saj, ka thënë Portman, duke treguar edhe si e kuptoi dualitetin e saj.
Jackie nuk ishte fare siç e prisja, por ishte fiks siç kam dashur të ishte.
Filmi, me regji të Pablo Larrain është i errët, një drama e xhiruar bukur duke u përqëndruar në ditët pas vrasjes së presidentit të 35-të John F. Kennedy në vitin 1963.
“Jackie” e çon audiencën në një vorbull emocionesh, duke theksuar çdo gjë, nga vrasja e deri në ditët e fundit të Jackie Kennedy në Shtëpinë e Bardhë.
Duke u endur mes intimitetit dhe zbulimit të plotë, Natalie Portman e luan në mënyrë të shkëlqyer ish-zonjën e parë- në atë që cilësohet si roli i saj më i mirë deri tani.
“Jackie” është nominuar për tre Academy Aëards – Aktorja më e mirë, Best Original Music, dhe Best Costume Design.(Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *