Nga Melsen Kafilaj
“Një palë skajshmëri lindin të tjerat” (Ciceron)
I përdorur për herë të parë si term në vitet 80-të nga profesori i shquar i Harvard Business School ,Ted Levit për të emërtuar konvergjencën e tregjeve financiare,fjala “Globalizëm”u bë shumë popullore dhe u aktualizua për të përshkruar mënyrën e re të zhvillimit të korporatave shumëkombëshe(MNC) dhe ekspansionin e tregut botëror.-E ndihmuar edhe nga Revolucioni i Madh Informatik dhe zbulimet e mëdha shkencore të kësaj periudhe ky koncept u transformua në një “Zeitgeist”(shpirt të kohës sonë) duke marrë një kuptim të qartë ekonomik dhe komercial të udhëhequr nga lokomotiva e MNC-ve(Multi National Corporations)
Ekspansioni i kapitalit në drejtim të vëndburimeve të lëndës së parë dhe krahut të lirë të punës solli për pasojë fuqizimin e mëtejshëm të këtyre korporatave dhe një bum ekonomik në Perëndim duke e thelluar gjithnjë e më tepër hendekun social ndërmjet Veriut dhe Jugut global.Shtimi i numrit të tyre në ditët e sotme në më shumë se 12 mijë të tilla dhe shtrirja e tyre hapësinore në ¾ e globit duke ndarë tregjet burimore me njëra-tjetrën është treguesi më i rëndësishëm për ta ilustruar këtë fakt.
I parë dikur si një shpresë mesianike prej popujve të zhgënjyer për tu rimërkëmbur ekonomikisht dhe për të përmirësuar mënyrën e tyre të jetesës,sot kjo dukuri është kthyer në një episod të shëmtuar të fateve njerëzore duke nxitur urrejtje dhe protesta popullore anekënd botës nën moton:”Jo interesave,pro njerëzve”.-Por përse ndodh e gjithë kjo?!-Çfarë ka ngjarë në fakt?!-lind natyrshëm pyetja.
Mesa duket nuk jetojmë në botën më të mirë të mundshme.-Globalizmi ka prodhuar një zinxhir pasojash të rënda negative duke ia rihedhur edhe njëherë hekurat në duar Botës.Ai nuk po e bën botën tonë pak më të mirë se ç’ka qënë.Ai po e kthen atë në një ferr social të pabanueshëm,nën diktatin e zerove dhe njëshave elektronik financiar.Duke e kthyer njeriun në një kombajnë(makineri korrëse) ai po e ftoh frymërisht atë duke shqitur prej tij elementin e çmuar social dhe human përkundrejt prevalimit të egoizmit dhe motivit të përfitimit personal.-Ai po kultivon perceptimin e qënieve njerëzore në mjete dhe “thjesht” numra,duke i dehumanizuar ata.-Ky instikt shushunjash “për më shumë”,po i thith lëngun vital botës për ta kthyer atë më pas në një limon të shtrydhur në dorën e perëndive financiare.
Së dyti,globalizmi ekonomik ka ndikuar fuqimisht në thellimin e pabarazive sociale.Mjaft të përmëndim “shanty towns”në Indi dhe favellat e panumërta braziliane për ta demonstruar më së miri këtë fakt.-Madje në Sao Paolo,një nga dhjetë qytetet ku banojnë multimilardierët e botës,kanë ndërtuar një mur të lartë për të diferencuar “bijtë e Perëndisë së Parasë” nga “lebrozët”varfanjak favell-ian.-Të ndërtosh mur në Shekullin e Atomit për të ndarë njeriun nga njeriu?!-Këtë dëshiron të realizoj Globalizmi i shek.XXI?!
Së treti,kjo dukuri sunduese e kohës sonë ka prishur strukturën e tregut të punës dhe ka ndikuar në uljen e pagave.-Të udhëhequra nga motivi i Interesit personal,shpesh korporatat i delokalizojnë teknologjitë dhe kapitalin me qëllim përfitime sa më të mëdha me kosto minimale.Ata shkojnë pikërisht atje ku biznesi i tyre favorizohet më tepër në aspektin financiar nga shteti “pritës”,ku ka krahë të lirë pune dhe niveli i pagave për puntorët është më i ulët.-Ky proçes ka ndikuar jo vetëm në rritjen e nivelit të papunësisë në Perëndim por edhe në uljen e nivelit të pagave(Një faktor ndikues në këtë drejtim janë edhe turmat e panumërta të emigrantëve që po “pushtojnë”Perëndimin.)Ndërsa përsa i përket prishjes së strukturës së tregut botëror të punës,sipas statistikave zyrtare nga ËBO na rezulton që shtete si Kina,India,Indonezia dhe Meksika janë dominante në të për të treguar grushtin e rëndë të dhënë nga ky boksier i pamëshirshëm ndërkombtar.
Së katërti,fenomeni i globalizmit ekonomik favorizon hapur neokolonializmin prej MNC-ve.-Nga 240 shtete dhe mikroshtete të listuar në almanakun e Oxford-it,ajo që vihet re në këtë botim është se në ¾ e tyre prania e MNC-ve ndihet hapur.Ky ndikim shtrihet që nga ishujt-flamur të Paqësorit,Amerikën Latine e deri në brëndësi të Afrikës së Zezë,të cilën më mirë duhet ta quajmë “Afrika e Artë”.Shfrytëzohen jo vetëm metalet e çmuara dhe diamantet por edhe goma,hekuri,llamarina,pyjet,industria e peshkimit etj.-Dikur republikani kinez Sun Jat Sen kumtonte me pathos:”Bota ju përket të varfërve”.-Ne shtojmë:”Vetëm si Ide.Gjithmonë është dikush tjetër që e posedon atë”.
Së pesti,dukuria e Globalizmit dita-ditës duket se po rrezikon seriozisht nocionin e demokracisë.Globalizimi i tregtisë dhe financave prej alfakimëve ndërkombtar po ndikon fuqimisht në grryerjen e sovranitetit të shtetit dhe dhënies më tepër pushtet dhe influencë këtyre aktorëve transnacional të pandalshëm.Çfarë do të na rezervoj e ardhmja?!-A do të mbijetoj demokracia në vazhdim?!-Apo do të kemi Perandorinë e Panoptikonit dhe Numrit që profetizon Zbulesa?!
Së fundmi,lejomëni t’ju citoj ekonomistin e madh politik John Gray:
“Duke pasuruar një pjesë të saj dhe nga ana tjetër duke ndezur pasionet nacionaliste dhe fetare,globalizmi e bën botën tonë më të vogël.-Ai nuk e bën atë më të paqtë ose më liberale…Ai i kthen shoqëritë përmbys,duke shkatërruar mënyra të tëra jetese.”