Pse Caravaggio ishte po aq shokues sa veprat e tij?

Stili revolucionar i Caravaggio-s ka ndikuar të gjithë fotografët modernë deri te Scorsese – por jeta e tij ishte po aq provokuese sa edhe pikturat e tij, shkruan Alastair Sooke në BBC Culture.
A është biografia e ndonjë artisti më bindëse se sa jeta e piktorit italian Michelangelo Merisi da Caravaggio (1571-1610)?
Ai ka reputacion, natyrisht, si rebeli- zemërak i historisë së artit në Romë, në dekadën e fundit të shekullit të 16-të, dhe njeriu që nxiti botën e artit. Sipas një biografi të hershëm, shkrimtarit Karel van Mander, Caravaggio punonte intensivisht për dy javë dhe pastaj “krekosej për një muaj sa diku në një vend tjeter.
Në vitet e para të shekullit të 17-të, ai u çua në gjyq në të paktën 11 raste. Akuzat përfshinin sharjet, vargjet satirike ndaj një piktori rival, apo një pjatë karçofi në fytyrën e ndonjë kamerieri. Dhe pastaj, në 1606, ai u detyrua të linte Romën, pasi vrau një njeri gjatë një grindjeje që erdhi nga mosmarrëveshjet mbi një lojë. Ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në arrati, përpara se te rrëzohej e te vdiste, në verën e vitit 1610, ndërsa udhëtonte drejt Romës për t’i kërkuar falje Papës.

Sa për pikturat e tija ato ishin po aq provokuese sa edhe njeriu që i krijoi. Sipas Letizia Treves, kuratore e ekspozitës “Përtej Caravaggio”, një ekspozitë të re në Galerinë Kombëtare në Londër që eksploron ndikimin dramatik të piktorit italian në artit e shek. 17-të. Caravaggio e revolucionarizoi historinë e artit në disa mënyra/ Me shkurtime nga BBC. Pasqyre.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *