1984/Punonjësit e Sigurimit të Shtetit në kazanët e plehrave të ambasadave

Një punonjës i Sigurimit të Shtetit vrojtonte në mënyrë të kamufluar ambasadat e huaja në Tiranë shkruan ish-drejtori i Arkivit te Ministrise se Brendshme, Kastriot Dervishi. Ai vijon se dhe tregon se prej kohësh ai bënte edhe një punë tjetër, pastronte për nevoja personale kazanët e plehrave të këtyre ambasadave, duke nxjerrë prej tyre në mënyrë sekrete gjëra të vlefshme për familjen e tij. Në këto kazanë, punonjësi heroik i sigurimit, me origjinë sigurisht nga zona e parë operative, merrte plaçka të vjetra dhe i çonte në shtëpi. Sado që partia tonë heroike e kishte indoktrinuar punonjësin e Sigurimit për jetën keqe që bëhej në Perëndimin “e degraduar” e në “kalbëzim”, prapëseprapë, punonjësi i Sigurimit zhytej në mënyrë sistematike në kazanët e plehrave të ambasadave. Lumturohej teksa nxirrte prej andej ndonjë palë pantallona të vjetra e të ndotura apo ndonjë këmishë të grisur, por me ngjyra të ndezura. Rasti në fjalë, i vitit 1984 u bë problem në atë kohë për të trembur punonjësit e tjerë të Sigurimit, të cilët edhe ata “kullotnin” dendësisht në plehra në mënyrë të kamufluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *