“Ngritje pa krye”, komedia që rrëzon kapitalizmin

Gjithçka fillon aty ku duhej të mbaronte. Në një fabrikë këpucësh po ndodh një protestë me tonet e një kryengritje, ose më mirë diçka më pak se kryengritje…një ngritje pa krye. Përse pa krye? Sepse nuk i jep zgjidhje përfundimtare asnjë problemi. Pasqyron vetëm gjendje. Një gjendje e vështirë e cila të dikton nevojën e ngritjes së zërit për rritje rroge, për kushte më të mira pune, për të drejta, për dinjitet. Cilat janë rrugët që i janë hapur grave? Cila nga këto të çon në udhë pa krye?
Puna në fasoneri, përpos një anomali e ekonomisë së tregut dhe një dështim i kapitalizmit, në ditët tona mund ë konsiderohet si përplasja e fundit që i bën sistemi patriarkal një numri shumë të madh të grave & vajzave.
Përveç këpucëve, aty fabrikohet dëshira e ikjes, pamundësia e zgjedhjes, ankthi i kohës, nevojat ekonomike, konflikti personal. Si munden ato të gjejnë pavarsinë? Cilat janë rrethanat që kufizojnë lirinë e tyre dhe a do munden ato t’i kapërcejnë?
Komedia “Ngritje pa krye” do të shfaqet ditën e shtunë, datë 21 janar në sallën e teatrit, Pallati i Kulturës në Kamëz. Kjo shfaqje teatrale do të vihet në skenë nga vajzat e grupit FemArt. Hyrja e lirë për të gjithë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *