Jeta trazuar e njërit prej shkrimtarëve më të mirë francezë të të gjitha kohërave…
Gi dë Mopasan lindi në Normandi në 5 gusht të vitit 1850, shtatë ditë para vdekjes së Honor Dë Balzak. Grimca fisnike e mbiemri Mopasan, e humbur gjatë viteve të Revolucionit, u rekuperua nga e ëma Laura Le Poitvi, që e nxiti burrin e saj të ardhshëm të rikërkojë njohjen e titullit. Martesa me Gustav dë Mopasan, e trazuar nga aventurat e tij të shthurura dashurore, zgjati 15 vjet dhe përfundoi në një ndarje me pëlqim të dyanshëm, por të ftohtë.
Laura, një grua shumë e bukur, inteligjente dhe me një karakter shumë i vështirë, u largua nga Parisi, ku e kishte ndjekur Gustavin në punën e tij, dhe u transferua në vitin 1860 në Normandi, pranë Etra. Gi kaloi këtu fëmijërinë dhe adoleshencën, pranë detit duke kultivuar kështu edhe një dashuri për natyrën. Nëna e tij kujdesej shumë për rritjen e fëmijëve, veçanërisht për Gi-në, dhe në 1863 ky u regjistrua në seminarin e Ivetos.
Kësaj periudhë i takojnë shkrimet e para (në formën e detyrave shkollore) në latinisht dhe frëngjisht. Rebel ndaj atmosferës së zymtë dhe disiplinës së rreptë të kolegjit, tek ai u zhvillua një melankoli e fshehur. I mungonin miqtë, shëtitjet me varkë, kishte mall për detin. Në moshën 18- vjeçare kur Gi shkoi në shkollë të mesme, nëna e tij, për të kënaqur interesin e të birit për krijimtarinë letrare, e vuri në kontakt me poetin Bulje, të cilit i kemi borxh suksesin e moderuar që arriti Mopasan me publikimin e një poeme të shkurtër “Zoti Krijues”.
Me vdekjen e bibliotekarit, të cilit Mopasani i qe gjithmonë mirënjohës, përfundoi shkollën e mesme, dhe u transferua në Paris pranë të atit (një raport përherë i trazuar si pasojë e keqkuptimeve). Në vitin 1870 shpërtheu lufta franko-prusiane, dhe Gi që sapo kishte mbushur 20-vjeç shkoi në front. Disfata e Sedanit, shpallja e Republikës së Tretë dhe rrethimi i Parisit u bënë materialet e një numri të madh tregimesh të shkurtra, në të cilat Mopasan rikujtonte tragjedinë e këtyre ngjarjeve.
Pasi u largua nga ushtria, Mopasan filloi punë në Ministrinë e Marinës dhe Kolonive, për të lëvizur më pas, falë përpjekjeve të shkrimtarit të njohur Gustav Flober tek Ministria e Arsimit.
Por shpejt e pa se jeta e nëpunësit publik nuk bënte për të, dhe kjo e bëri gjithnjë e më shumë të padurueshme situatën e tij. Ndërkohë, pas vdekjes së Builje, e ëma i kishte kërkuar Gustav Floberit, mik i fëmijërisë i vëllait të saj Alfred (i cili vdiq në vitin 1848) të kujdesej për edukimin e Gi.
Në letrat e Flober drejtuar Gi-së ndër të tjera thuhet:”Djalosh, duhet të punoni më shumë, a doni ta kuptoni… Shumë prostituta! Shumë kanotazh! Shumë stërvitje! Po zotëri! Ju keni lindur për të krijuar vargje …Ndiqni vokacionin dhe kujdesuni për shëndetin tuaj dhe do të shihni përfitimet”.
Buzë lumit Sena, Mopasani rigjeti në fakt dashurinë e tij për natyrën, e rievokuar në një roman autobiografik të vitit 1890. Pavarësisht pamjes së shëndetshme dhe të fuqishme, Mopasan filloi vuajë nga dhimbje të forta koke, simptomat e sëmundjes, sifilizit (i diagnostikuar në vitin 1877), që do ta çonte drejt vdekjes.
Rendimenti poetik i Mopasanit, ndoshta edhe për shkak të vdekjes së hershme të mjeshtrit Bulje, nuk qe shumë i mirë. Në të vërtetë, ai nuk përlqente shijet e kohës, në të cilën alternoheshin temat patriotike dhe sentimentale, të ngulitura në traditën Parnasiane ose para-simboliste. Megjithatë, aktiviteti i tij e bëri pjesë të ambjentit letrtar. Poeti Mendez e ftoi të bëhej pjesë e Masonëve, por Gi nuk pranoi për shkak se bindjes së tij, për të mos u ndjerë i lidhur me ndonjë fe, sekt, shkollë, shoqatë apo dogmë.
Në vend të tyre, ai iu bashkua dhe mori pjesë në sallonet letrare në shtëpitë e Hisman, Flober dhe Zola. Ky i fundit ato vite kishte fituar një famë të madhe përmes romanit të vitit 1877 “L’assomoir” (pistoletë për trullosjen e kafshëve) që ia dedikoi mikut të tij Flober, i cili nuk ishte shumë entuziast për metodën eksperimentale, dhe më pas vetë Mopasan në një ese të publikuar mbi Zola të botuar në 1883, u shpreh në kundërshtim me kolegun tim, se e vërteta absolute nuk ekziston.
Përballë shkencëtarit shkrimtar i cili vëzhgon dhe përshkruan me kujdes atë që sheh, Mopasan kundërshtoi mundësinë e përfaqësimit të së vërtetës absolute si në një pasqyrë, prandaj ajo që arrihej të përfaqësohej qenë përshtypjet e marra nëpër zgjedhjeve pamore dhe dëgjesore, të filtruara nga temperamenti i vetë shkrimtarit, që do t’i jepte atyre gjërave që përshkruante një ngjyrë të veçantë… në varësi të natyrës së shpirtit të tij.
Në prag të tridhjetave, pavarësisht vëmendjes së veçantë të Floberit, poezitë dhe veprat dramaturgjike të Gi, nuk e kishin vendosur ende atë në skenën letrare. Ndërkohë, shëndeti vazhdoi t’i përkeqësohej, sifilisi, i trashëguar nga babai apo i kontraktuar në ndonjë shtëpi publike, e torturonte përmes dhimbjeve të forta në kokë, të cilës iu shtua gradualisht, si dhe problemeve me sytë.
Më në fund në vitin 1880, Mopasan botoi të parën nga nga kryeveprat e tij “Bule dë Suif”, futur në një përmbledhjesh tregimesh të shkurtra të titulluara “Mbrëmjet në Medan” nga lufta franko-prusiane. Nga të gjithë autorët që ishin pjesë e atij botimi (Zola, Serard, Hisman, Henik, Aleksis), novella e Gi qe pa dyshim më i mira nga të gjashta. Historia është e përshkruar nga atmosfera e humbjes, ushtarake dhe morale.
Bule dë Suif është një personazh me një bukuri të jashtëzakonshme. Nëpërmjet kësaj prostitute të kolme (fjalë për fjala në frëngjisht do të thotë Top Dhjami) autori përshkruan dobësie, hipokrizinë, poshtërsinë e udhëtarëve të ndershëm dhe të shquar, që me aftësinë për të manovruar në mënyrë të padrejtë e bindin t’i dorëzohet shantazhit të armikut.
Në të njëjtin vit të atij suksesi të madh, vdiq nga hemorragjia cerebrale Gustav Flober, duke lënë një boshllëk aq të madh shpirtëror tek Mopasani, saqë mendoi të kryejë vetëvrasje. Ai shkroi:”Ndjej në këtë moment dhe në një mënyrë akute kotësinë e jetesës, sterilitetin e çdo përpjekje, monotoninë e urryer të ngjarjeve dhe gjërave, dhe këtë izolim moral në të cilin ne të gjithë jetojmë, por nga e cila vuaja më pak kur kisha mundësi të flisja me të”.
Mopasan braktisi poezinë, pjesët teatrale dhe pranoi një punë në revistën “Gil Blas”, duke alternuar një seri me tregime të shkurtra, në të cilën tregoheshin aventurat e M. Patiso, punonjës i Ministrisë “Të djelat e një borgjezi në Paris” me artikuj rreth politikës, historisë, intervista, përshtypje udhëtimi, shënimet të karakterit etnografik dhe përshkrime peisazhesh.
Shëndetë po i rendohej dhe Mopasan kërkonte ngushëllim tek udhëtimet, ai vizitoi nënën e tij në Ajasio në jug të Francës, duke u ndalur në ishujt e ndryshëm të Mesdheut. Në vitin 1881 botoi përmbledhjen me novela “Shtëpia Tulje” që fitoi përkrahje të gjerë nga publiku. Tema themelore e librit është kontrasti midis respektit hipokrit borgjeze dhe autenticitetit të ndjenjave.
Në vitin 1882 erdhi përmbledhja e dytë me tregime të shkurtra “Zonja Fifi”, në të cilën protagoniste qenë vetëm figura femërore. Suksesi i romaneve, rriti vëmendjen dhe pritshmëritë për botimin e romanit që Mopasan do të shkruante pas vitit 1877. Nga historitë e tij të dashurisë, më serioze ishte ajo me Xhozefin Licelma,n me të cilën pati 3 fëmijë, por që nuk u martua kurrë.
Pasi e la punën në Ministrinë e Arsimit, në vitin 1883, do të botojë dy përmbledhje të tjera me tregime, ndërsa shëndeti përkeqësohet më tej me dhimbje koke, pagjumësi, çrregullime të tretjes dhe probleme me shikimin shikimin.
Mjeshtri i tij qe Flober dhe jo Zola, dhe pas vdekjes së të parit ai filloi të admironte një mik të madh të të dyve, rusin Ivan Turgenjev, me të cilin ai ndau tërheqjen për fantastiken, intensitetin e kuptuara si një formë mbinatyrshme e misterit të brendshëm, ku ankthi, frika, gjejnë pasardhësit e tyre brenda nesh. Ndërsa në vend ra kolera, shkrimtari blen tokën ngjitur me kopshtin në pronësi të nënës së vet në Luginën e Madhe në Etra. Atje ndërtoi një vilë që do të quhet “Zhulieta”, dhe ku do të shkruajë novelën “Iveta”, nga ku romani Bel-Ami u publikua në disa pjesë në “Gil Blas”, ku do të rimarrë temat kryesore, dashurinë dhe jetën mondane.
Në vitin 1885-1886 ai u zhvendos me nënën e tij në rivierën franceze. Bleu një jaht prej 11 metrash të quajtur “Bel Ami”, që i lejonte t’i përkushtohej dashurisë së tij të parë, lundrimit. “Në ujë” 1888” do të titullohet libri me reportazhe nga udhëtimet e tij në Mesdhe. Shëndetëti u përkeqësua edhe më shumë, dhe dhimbjeve të zakonshme iu shtua një lodhje e përgjithshme dhe një ndjesi e vazhdueshme e të ftohtit.
Ndërkaq përmbledhja me tregimeve të shkurtra “Vogëlushi Rok” e vitit 1886, është mbushur me tema të errëta dhe tragjike, vetëvrasje, vrasje, përdhunimet dhe rrëfime incesti, të alternuara me tema më të lehta. Një vit më pas u botua përmbledhja e re me 13 tregime të shkurtra me titull “Horla”, në të cilën tema e çmendurisë është mbizotëruese.
Horla është një përbindësh i padukshëm që ndikon n ë jetën e shumë njerëzve, duke iu shkaktuar delire pa e ditur arsyen. Prania e Qënies është negative, kana e ujit zbrazet gjatë natës, trëndafili i mbledhur në kopsht nga një dorë e padukshme, faqet e librit që shfletohen vetë dhe në fund mungesa e reflektimit në pasqyrë.
Ç’rregullimet mendore shndërrohen në paranoja, jeta bëhet gjithnjë e më të padurueshme. Ikën në Afrikë, por jo para se të publikojë një tjetër libër me novella. I kthyer nga Afrika vazhdon që të shkruajë vazhdimisht. Romani “Zemra jonë” (1890) që tregon historinë e dashurisë midis Andre Mariol ëndërrimtar dhe idealiste, dhe Mishel de Burn, e bukur dhe sipërfaqësore, praktikisht mbylli veprimtarinë letrare të Mopasanit, halucinacionet dhe çrregullimet mendore të të cilit – duke përfshirë megalomaninë – ia kishin komprometuar aktivitetetin letrar.
Në një letër do të shkruajë:”Kam kaq shumë plagë në kokë sa që idetë e mia s’mund të lëvizin, pa më shkaktuar një dëshirë për të këlthitur”. Të punojë i bëhet diçka e pamundur. Kryen sërish një pelegrinazh ndërmjet Afrikës dhe Francës, në kërkim të një pak lehtësimi. Gjendja fizike dhe mendore përkeqësohet edhe më tepër, ai humb kujtesën, shikimin. Përpiqet 3 herë të vetëvritet, dhe i shtruar në një klinikë, vdiq një vit e gjysmë më vonë, në 6 korrik të vitit 1893 në moshën 43-vjeçare. (bota.al)