NGA VINCENZO COSTANTINO
Mos pyet çfarë është.
Ku është.
Nëse s’i ndjen sytë
që n’udhë po t’shoqërojnë.
Nëse s’kupton se mllefi të mbush grusht’ e xhepa.
Nëse s’kupton se një buzëqeshje
shpesh lirisht, çliron…
Nëse s’kupton sa histori ka brenda një
çasti të parëndësishëm.
Mos pyet çfarë është
nëse s’ndjen aromën e shiut
apo shijen e barit.
Nëse nuk i vë re gjërat e vogla
Nëse s’kupton se e djeshmja s’është njësoj me të nesërmen.
Nëse s’mban mend nga vjen dhe ku po shkon
mos pyet ku është,
e gjatë është udha që ke marrë…
lër të t’prijë
ai që e ka kuptuar jetën e vet
dhe tënden
(Përktheu: Beti Njuma)