Letra të pa shpërndara
[Pas kapitullimit të Ushtrisë Fashiste Italiane, një pjesë e ushtarëve italianë të mbetur në Shqipëri u bashkuan me LANÇ, duke ofruar aftësitë e tyre ushtarake dhe teknike. Pas çlirimit të Shqipërisë, partizanët italianë u larguan gradualisht për në vendin e tyre. Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri pas luftës, megjithëse këta ushtarë ishin partizanë, letrat e ardhura në adresë të tyre censuroheshin nga autoritetet shqiptare dhe nuk shpërndaheshin në destinacion. Në foto: zarfa me letrat e ardhura për partizanët italianë në Shqipëri, të pa shpërndara. Foto: AQSh.]