Shqipëria ruan ende një nga brigjet e fundit të paprekura në Mesdhe!

Shqipëria mund të jetë një vend i i përkryer edhe për turistët të cilët nuk kanë buxhet të mjaftueshëm dhe dëshirojnë që të kursejnë, për këtë arsye ajo edhe është radhitur e gjashta në listën e publikuar nga Rough Guides, e cila është një udhërrëfyes për eksploruesit me bazë në Londër, përcjellë KultPlus.

Në artikullin e publikuar është diskutuar për dhjetë vendet që ja vlen që të vizitohen nga turistët, mirëpo që mundësojnë gjithashtu që ata të mos shpenzojnë shumë për pushime duke ju mundësuar kështu që të kursejnë të holla. E para që prinë në këtë listë është Detroid në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse e fundit Adelaide në Australi, gjersa bregdeti shqiptarë radhitet i gjashti dhe tregohen se cilat janë mundësitë që ofrohen në këtë vend.

“Shqipëria ruan një nga brigjet e fundit të paprekura në Mesdhe. Dielli-malet dhe rëra e bardhë e plazheve shtrihen përgjatë ujit të kaltër të ndritshëm të detit Adriatik, ndërsa rrënojat e lashta greke dhe fshatrat historike otomane nënvizojnë peizazhin rural. Ju nuk do të gjeni pothuajse asnjë resort me çmim tepër të lartë, ku ushqimi i detit është i freskët, baret janë cilësore dhe strehimi është i rehatshëm, që janë në dispozicion për një çmim të arsyeshëm. Dhe me fluturime më të përballueshme për shkak se lidhë Tiranën me pjesën tjetër të kontinentit. Shqipëria është e vendosur të jetë edhe më e arritshme për udhëtarët me një buxhet më të ulët. Gjithashtu me shtimin e linjave të fluturimit që lidhin Tiranën me pjesën tjetër të kontinenteve për vitin 2017, Shqipëria është bërë edhe më e qasshme për udhëtarët që dëshirojnë të kursejnë”, thuhet në përshkrimin e kësaj guide që rekomandon vizitat në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *