Në kujtim të Andon Frashërit, sekretarit të Fan Nolit që shkroi “I funtmi i Kastriotevet”

Thomas Frasheri
Pervec se ishte nje nga personalitetet qe e njihte me mire shqipen, Andon Frasheri (1892-1965), ish-drejtor i “Diellit” dhe sekretar i pervetshem i Kryeministrit Fan Noli, ishte edhe nje nga ata qe e shkruante me mire ate. Ne diten e perkujtimit te vdekjes se te pavdekshmit Skenderbe, ne muajin dhe pervjetorin e 125-te lindjes se Andonit ne shtepine e madhe te Frasherllinjve korcare, ku edhe mbylli syte i rrudhur ne vetem nje dhome te saj, pas 10 vitesh burg ne ferrin komunist, ja vlen te kujtohet romani i tij, “I funtmi i Kastriotevet”, botuar me 1944, dedikuar nje datelindesi tjeter te janarit: ““Fan S. Nolit Kalorësit të Letërsisë Shqipëtare si shënjë mirënjohje Dishepulli i Tij”.

Gjithmone me ka pelqyer perkufizimi gjysem perrallor i djalit te Skenderbeut, Gjon Kastriotit, i cili gjendet ne kete roman, “Biri i Endrres dhe i Shpreses”.

U prehsh ne ameshim Andon Frasheri, i fundmi i nje shtepie per te cilen Mina Grameno ka shkruar me 1935 se ish “familje e provuar në fushën e luftrave kombëtare qysh nga kohët e herëta të sundimit turk”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *