Ermonela Jaho: Kur opera bëhet terapi, ato lotët janë të vërtetë

Me rastin e vënies në skenë të ‘Përrallave të Hofmanit” në Operan e Bastijes në Paris,në muajin nëntor, sopranoja Ermonela Jaho, ka folur për Euronews, duke rrëfyer edhe një sekret- operan si terapi.

“Puna ime nuk është thjeshtë një punë, është terapi, është katarsis çdo herë që dal në skenë … në jetë çdo ditë përballemi me ‘të qenit i aftë për të ëndërruar e në skenë kjo është dhuratë … Duhet të rrëfej se ajo që unë përjetoj është si çasti i parë dhe i fundit në jetë. Kur e mendoj në këtë mënyrë, pritshmëritë e mia bien në zero dhe ndaloj se shqetësuari për atë që njerëzit mendojnë për interpretimin tim dhe i them vetes: ‘ky është momenti im, do të përpiqem të jap më të mirën time dhe ta jetoj deri në fund”.
“Ka net kur e humb krejtësisht kontrollin, por kjo nuk e kompromenton zërin; detyra jonë është për të përmbushim ‘misionin’ deri në fund, nuk duhet të harroj anën racionale- që unë jam këngëtare. Jam përpjekur gjithnjë të jem sa më e vërtetë të mundem, pa humbur krejtësisht kontrollin, edhe pse, në sajë të punës së madhe, ditë për ditë, mundem të menaxhoj edhe kontrollin dhe emocionin, çfarë është vërtetë … ato lotët janë të vërtetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *