E re, e bukur dhe me rroba plazhi. Del foto e rinisë së aktores së njohur Yllka Mujo. Artistja e merituar ka luajtur në teatër te “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit. Ka interpretuar në filmat “I teti në Bronx”, “Malet me blerim mbuluar”, “Zonja nga qyteti”, “Kur hidheshin themelet”, “Taulanti kërkon një motër” etj.
Më 1995 fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove për rolin e Julias në dramën “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër” të Dorstit
Kujtim Abdiu shkruan për foton e saj të rinisë se “konstelacioni Yllka me mijëra yjet e saja: e bukur, e zgjuar, e mirë, e dashur, bujare, e ëmbël, e qeshur, e talentuar, e gëzueshme, e këngës, e valles, e poezisë, e miqësisë…” Sipas Abdiut, konstelacioni prej miliarda vitesh, por njëkohësisht mjaft i ri. “Çdo femër do dëshironte këtë kombinim, që ripërtërin edhe gjethen e tharë. Buzëqeshja e jote si shtegu i lumturisë më jep gëzim të ta uroj ditën tënde. Nga ty, nga çdo yll, mësojmë kuptimin e dritës për tu lumturuar qoftë dhe me një rreze të tijën dhe mendimi im sot fluturon mbas rrezes së dritës. E di, të gjitha yjet e qiellit janë zemra artistësh, por ajo e jotja është ylli më i ndritshëm. Uroj të na dhurosh edhe njëqind vjet të tjera dritë! Sa i vogël më duket vetja të dua gjithësinë!” e përmbyll ai positmin e tij në facebook.