Në përkujtim të demonstratës kundër bustit të Stalinit në Shkodër

Më 11 janar (me rastin e “përvjetorit” të republikës komuniste) dhe më pas më 14 janar 1990, në Shkodër u organizuar demonstrata e parë e heshtur në Shqipëri, pas shumë e shumë viteve dimri të egër komunist shkruan Kastriot Dervishi. Sipas tij, kjo demonstratë e drejtuar kundër “qeverisë së morrave” ishte sinjali i parë që Shkodra antikomuniste do ishte në krye të lëvizjes për rrëzimin e regjimit komunist. Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, shprehef se siç edhe dihet terrori i qeverisë së morrave ndaj Shkodrës menjëherë pas mbarimit të luftës, ka qenë ndër gjenocidet më të pashembullta në Europë, një gjenocid i pushtetit të injorantëve mbi kulturën më të kompletuar shqiptare të asaj kohe.
“Nuk kishte gjë më të shëmtuar sesa të vendosje në Shkodër bustin e një krimineli si Stalini. Për këtë arsye, drejtimi i qytetarëve shkodranë ndaj këtij simboli nuk ishte i rastësishëm”, shkruan Dervishi. Ai vëren se në ditët e demonstrimeve të heshtura që detyruan qeverinë e morrave ta heqin simbolin e tyre të krimit, Stalinin bronz, u hodhën shumë trakte në Shkodër.
Sipas Dervishit, në përkujtim të të gjithë antikomunistëve të Shkodrës, idealit të tyre antikomunist që nuk vdiq kurrë, por postoj katër nga traktet që u hodhën ato ditë në qytet. Kam dëshirë të shkruaj përmbajtjen e disave prej tyre:
-Poshtë Enver Hoxha
-Poshtë qeveria e morrave
-Poshtë Ramiz Alia
-Poshtë Stalini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *