Një dëshmi e interesante për Anita Taken dhe pengu që nuk u filmua në vitet e saj më të mira duke kënduar

Ndarja nga jeta e këngëtares së madhe Anida Take, veç të tjerash, ka sjellë në memorien e shumë  dëgjuesëve dhe adhuruesëve të saj, kujtime nga më të veçantat dhe dhe të pa dëgjuara më parë.

Një ndër personazhet akademikë që ka një kujtim të veçantë në lidhje me Mjeshtren e Këngës është dhe Frederik Stamati, mjeshtri i restaurimeve  në  Qëndrën Studimore Albanologjike.

Stamati kujton: “E kam parë duke kënduar në salla, në ekranin e TV, e kam dëgjuar në radio, kam kënduar këngët e saj, sidomos atë këngë që u bë hymn :
“Lule mos mbaj neper duar,
Ato s’ta shtojne bukurine…”

Ndjej se diçka më është larguar nga tërësia e qënies time”, thote Stamati në kujtimin e tij për Anida Taken. Më tej ai tregon një histori personale që e lidh me Këngëtaren dhe familjen e saj. “Disa vjet më parë, zbulova trumpetën që ka pas përdorur babi i Anidës, kur ka qenë instrumentist në  Bandën “Vatra”.

Atë e ka dorëzuar në Muzeun Kombëtar në vitin 1939 kapteri Aleks Lubonja, sekretari i bandes. U lidha në telefon me Anidën. Nuk kishim biseduar kurrë më parë. I tregova për zbulimin. Emocione në receptor. Ndonëse e vogël, ajo e mbante mend trumpetën të varur në qilarin e shtëpisë.

Desha ta restauroj trumpetën dhe pastaj ta ftoja Anidën për ta parë. Por askush nga instucionet të cilave iu drejtova, nuk i u përgjigj kerkesës time”, përfundon rrëfimin e tij Frederik Stamati.

trumpet

Do ishte me vlerë për këtë familje dhe për historinë e kombit tonë, që kjo trumpet të ekzistojë dhe të restaurohet.

Nuk është e vërtetë  se Anida Take, është  lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë. Babai i saj ka qenë pjestar i Bandës Frymore “Vatra”, sipas kësaj dëshmije të Stamatit.

Krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër në jetë, sepse u njoh dhe  u lidh  me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anida Take,  brenda një kohe relativisht të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artedashësit shqiptarë.

Ajo ka mbi 50 vjet, që ka kënduar dhe debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli  “Njëqind këngët e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën. Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.

Por, ndonëse ajo ishte shumë e gëzuar për profesionin e saj, pengu i vetëm për të, ishte se nuk ka arritur të filmohet, duke kënduar në vitet e saja më të mira. Albumin e parë e ka publikuar para pak vitesh, i cili është pritur shumë mirë në publik. 

Ajo akoma ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot. Këngëtarja e madhe me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *