Profesionet të cilat do të zhduken pas 5 vitesh, nga gazetarët tek stjuardesat

Punët tradicionale rrezikojnë të zhduken. Në pesë vitet e ardhshme, sipas një kërkimi të faqes CareerCast.com, fermerët, gazetarët dhe rrobaqepësit do të dalin në pension. Mes shkaqeve janë dixhitalizimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i teknologjisë. Brenda 2022 disa profesione që kanë apasionuar dhe ëndërruar shumë studentë mund të përfundojën para kohe. Ja disa prej tyre:

Rrobaqepësi
Ndoshta më vonë do të jetë një robot i vogël që do tu bëjë veshjet që dëshironi, për të patur një pamje të mirë në festën e diplomimit, apo në ditën e veçantë të ditëlindjes.

Sigurimi
Mes ibernacionit dhe kriogjenisë të bësh siguracion jete ndoshta do të jetë një praktikë burokratike nga laboratori i shkencës se sa nga studimi i analistëve me xhaketë dhe kravatë.

Punëtori i thjeshtë
Automatizimi dhe nevoja për të përmirësuar kohën e prodhimit mund të çojë në pension të parakohshëm punonjësin e thjeshtë.

Stjuardesat
Ndoshta shumë njerëz do të mërziten. Mungesa e femrave të bukura, por dhe meshkujve, që na e bëjnë udhëtimin më pak stresues me shërbimet e tyre. Ato prej mishi e kocke mund të zëvendësohen me robotë.

Argjendari
Nëse keni planifikuar ti kërkoni martesë shpirtit tuaj binjakë, koha nuk premton. Nëse e bëni tani keni shpresa të gjeni një argjendar që do ju jap udhëzimet e duhura për karatët dhe dekorimet më të përshtatshme, ndryshe në të ardhmen do tu duhet ta porosisni në një shpërndarës automatik në rrugë.

Druvari
Harroni meshkujt me fizik të adhurueshëm dhe me një motorsekë në dorë që presin dru, janë të largëta. Brenda 2022 do të jenë makina në gjendje që të rrëzojnë kilometra peme në tokë për pak minuta.

Gazetari
Me lulëzimin e smartphone dhe rrjetet sociale figura tradicionale e gazetarit ka ndryshuar tërësisht. Lajmi, që tashmë e kanë të gjithë, mund të raportohet drejt për drejt nga kushdo. Dhe nëse jashtë, kushdo mund të bëjë lajm, në redaksi kronistët e vjetër do të zëvendësohen nga kompjutera me algoritme të sofistikuara, të aftë të shkruajnë në pak kohë, lajme të vërteta me karakteristika dhe format të parapërcaktuar, gati për publikim.

Fermeri
Ditët nën diell në fushë apo në traktor? Nëse ëndrra e shumë njerëzve ishte të kalonin jetën mes ajrit të pastër dhe erës së tokës, dhe të prodhonte fruta dhe perime, ajo është e destinuar të humbasë. Në vend të fermerëve të fortë prodhimet mund të mblidhen nga dronët.

Faturuesit
Përse të paguash një person që shkon shtëpi më shtëpi për të lexuar sahatët, kur në vend të tij mund të kesh një llogaritës të lidhur me qëndrën e shtëpisë, në gjendje të lexojë dhe tu nisë faturat me email?

Postieri
Nuk ka më biçikletga apo motor që enden nëpër lagje. Dronë apo robotë në të ardhmen do të dorëzojnë pakot në pakë orë. Amazon është një hap para në këtë, apo jo?/tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *