Krijohet fondi me vlerë 30 mln lekë për artizanatin në periudhën 2017-2019

Krijohet fondi i ekonomisë kreative me vlerë 30 milionë lekë për vitet 2017-2019. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ky fond do të ndahet për të tre vitet në vlera të barabarta me 10 milionë në vit.

Fondi i Ekonomisë Kreative u jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë mikro-ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla që operojnë në sektorin e artizanatit. Në varësi të projektit konkurrues, të përgatitur nga aplikantët, skema mbulon 80 për qind të kostove të miratuara, por jo më shumë se 500 mijë lekë.

Përfitojnë nga Fondi i Ekonomisë Kreative mikro-ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla, që plotësojnë këto kushte: Janë të klasifikuara si mikrondërmarrje ose ndërmarrje të vogla. Janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe kanë si objekt aktiviteti artizanatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *