Aventurierët e borës dhe të lartësive ngjisin malin e Çikës në Llogara

Shqipëria për pozitën gjeografike, larminë e pejzazhit, ndryshueshmërinë në lartësi mbi nivelin e detit dhe biodiversitetin e pasur, gëzon të gjitha kushtet natyrore për një turizëm gjithëvjetor.

Zonat e mbrojtura janë edhe vendet më të bukura dhe të lakmueshme për turistë, të pasionuar veçanërisht pas ekoturizmit dhe kategorive të turizmit të aventurës.

Promovimi i turizmit dhe bukurive natyrore, është edhe një nga misionet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratave të Zonave të Mmbrojtura të shpërndara në qarqet e vendit.

Bashkëpunimi me shoqatat dhe klubet e alpinistëve dhe amatorëve të ngjitjeve në lartësi është një nga mënyrat e promovimit të këtyre Zonave të Mbrojtura.

Në vijim të organizimeve të mëparshme të AdZM-së Kukës me këto organizata, si ngjitjet në zonën e Parkut Kombëtar Lugina e Valbonës, dhe Parkut Natyror Koritnik-Korab, Gjallicë, Shkelzen, Jezercë, së fundi u organizua vizita në Parkun Kombëtar të Llogarasë, dhe ngjitja në Majën e Çikës dhe Majën e Qorres.

Në këtë ngjitje morën pjesë 30 veta bjeshkëtarë, anëtarë të Albania Alpin Adventure etj nga Vlora, Tirana, Tropoja, Lushnja, Fieri.

Ata premtojnë se të dielën që vjen do të ngjiten në Majën e Hekurave, Tropojë me gjithë temperaturat tepër të ulta në atë zonë./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *