Në 80 vjetorin e lindjes së regjisorit Dhimitër Anagnosti, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj ka treguar një detaj mjaft interesant për bashkëshorten e tij, aktoren Roza Anagnosti.
Kumbaro tha se në një takim me ministrin kinez të Kulturës, ka mësuar se në Kinë, Roza Anagnosti është një ndër aktoret më të dashura e të preferuara nga publiku.
Kjo për shkak të aleancës së dikurshme Shqipëri-Kinë, kohë në të cilën Shqipëria dhe filmat e saj ishin një takim me perëndimin dhe Europën për Kinën.