Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook, Amarcord, ka kujtuar 117 vjetorin e lindjes së poetit të njohur lirik Lasgush Poradeci më 27 dhjetor. Ai shkruan se Lasgushi mbetet dëshmia e gjallë se gjuha shqipe mund të arrijë nivele hyjnore.
“AMARCORD
117 vjet pasi erdhi në këtë botë së bashku me yllin e tij ndriçues, Lasgushi mbetet dëshmia e gjallë se të shprehurit e gjuhës shqipe, në meandrat e një letërsie shkruar “dashurimisht”, mund të arrijë në nivele hyjnore të parrokshme prej mendjeve të zakonshme dhe njëkohësisht të prekshme për të zakonshmit.
Si në një pikturë të famshme të William Blake, Lasgushi i madh shfaqet edhe sot si i “Moçmi i Kohërave” i cili e prek fjalën me pendën e tij të magjishme duke e kthyer në shkëndijën e një zjarri yjor”, shkruan kryeministri Rama.