Ylli i muzikës pop George Michael ka dhuruar një shumë prej 500.000 paundsh për Kosovën në vitin 1999.
Michael tha në atë kohë se gjendja e kosovarëve të shpërngulur nga shtëpitë e tyre ka qenë arsyeja kryesore për vendimin e tij për të mbështetur NetAid.
Këngëtari i famshëm vdiq papritur nga një pushim i zemrës në moshën 53 vjeçare mëngjesin e Krishtlindjeve. Veç të qenit një artist i madh, George njihet edhe për aktet e pafundme të bamirësisë të cilat preferonte t’i mbante larg ekspozimit publik./ Burimi: The Guardian
Linku i shkrimit: https://www.theguardian.com/world/1999/sep/17/balkans1