Artikulli për turizmin shqiptar, thyen rekordet e revistës zvicerane

Ishte e lehtë, në bazë të reagimeve me shkrim ndaj artikullit, të konstatohej se ishte para së gjithash komuniteti i madh shqiptar në Zvicër dhe në Gjermani ai që e kishte pëlqyer artikullin dhe e kishte shpërndarë atë me zell.

“Shqipëria, së shpejti Spanja e re?” Artikulli me këtë titull, i publikuar në muajin gusht 2016 nga revista zvicerane e specializuar për turizëm “travelnews.ch” ka thyer të gjitha rekordet e kësaj reviste.

Siç shkruan “travelnews.ch” në publikimin online të fundvitit, autori i artikullit në fjalë kishte udhëtuar nëpër Ballkan ku kishte zbuluar sharmin e Shqipërisë dhe kishte shkruar lidhur me bumin turistik, mundësitë e pafundme dhe vendet më të bukura si Gjiri i Lalzit, transmeton albinfo.ch.

“Lexuesve tanë nga fusha e turizmit por edhe nga faqja e konsumatorëve u ka pëlqyer artikulli dhe pastaj ai është shpërndarë pa numër herë përmes mediave sociale. Në këtë mënyrë, falë fenomenit të mediave sociale ai u avancua madje në artikullin më të lexuar të vitit.

Ndërkaq, ishte e lehtë, në bazë të reagimeve me shkrim ndaj artikullit, të konstatohej se ishte para së gjithash komuniteti i madh shqiptar në Zvicër dhe në Gjermani ai që e kishte pëlqyer artikullin dhe e kishte shpërndarë atë me zell. Në këtë mes edhe portalet si ai i Shoqatës Zvicër Shqipëri”, shkruan travelnews.ch.

https://www.travelnews.ch/destinationen/3174-albanien-bald-das-neue-spanien.html/ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *