25 vjet nga vdekja e Petro Markos, shkrimtari i madh i një shoqërie përhershmërisht të vogël

Sot behen 25 vjet qe shkrimtari me i madh i gjithe koherave nga viset Akrokeraune, te Maleve te Vetetimave, Petro Marko ka mbyllur syte. Eshte atje ne Dhermi, nen kuroren e vogel te ullirit qe mbiu cuditshem sikunder e pat kerkuar, mbi koken e varrit te tij. Romancieri i famshem shqiptar, ai qe e ka fituar betejen me perjetesine iku duke lene pas nje jete me te tallazitur se vete deti.

Vdekja e tij fizike mbushi moshen e nje 25 vjecareje, te cilen askush nuk e sheh me sy e askush nuk e mendon. Sepse Petro Marko eshte shkrimtari i madh i nje shoqerie qe mbetet perhershmerisht e vogel, e parritur dhe sidomos ne nje shtet qe investohet vijueshmerisht ne mbi 100 vjet te mbetet i pamaturuar. Himarioti i fisme Petro Marko pasi mbylli jeten e vet fizike si nje histori me bema dhe vuajtje te pangjashme me te dikujt tjeter, si ne nje kumt mitik, zgjodhi te fshihej atje ne nendheun e Dhermiut, duke perqeshur paqendrueshmerite e perseritshme te nje pjese te bashkevendasve te tij. Perqeshi te gjitha kohet e paqendrueshme dhe njerezine e gjalluar apo te fjetur nder to, duke e veteditur si askush se perjetesine e pasvdekjes njeriu e fiton vetem gjate jetes duke mos nderruar gjuhe e duke mos u “bere rere ndene kembe”. Petro Marko zgjodhi fatin e shkembit dhe shkembin e deshi si te vetmen metafore te mbijeteses si njeri e shkrimtar. Per librin e tij me te dhimbshem dhe me sfidant, “Ret’ dhe guret” (Interviste me vetveten), ai shkruan ne nje shenim vetiak te cilin kam fatin, ta fotografoj nga doreshkrimet qe ruan e bija, Arianita, ne shtepine e tij aty ndane Bulevardit qendror te Tiranes.

Per romanin “Ret’ dhe guret”

Romani qe po shkruaj duke vdekur, po eshte romani i Jetes = ose me mire, eksperienca e jetes sime, filozofia e kohes. Qe nuk shkruhet dot pa jeten e jetuar.

Petro Marko, si sot 25 vjet me pare e ndali frymemarrjen dhe zgjodhi heshtjen soditese te jetesise se vet letrare ne kohe te ardhme dhe nder njerezi te nderruar, por jo shume te ndryshuar. Letersia e tij eshte nje hise e pasurise se pashoqe letrare qe mbartet ne gjuhen e vjeter te shqipes ne Boten ku lindi dhe qe e la ne furtune. Ai jetoi si zgalem, por fluturoi dhe udhetoi edhe si shpend lirik. Ne shpirtin e tij ishte e plote edhe poezia.

Ai, Ajo dhe poezia

Petro Marko

Ai – Une dashuroj poezine.

Ajo – po mua?

Ai – si nje Varg te saj.

Petro Marko eshte “Nderi i Kombit”, jo sepse i tille eshte dekretuar, por sepse si i tille e beri jeten, e mbrujti dhe e mbajti ndergjegjen. Petro Marko jetoi si nje shkrimtar i madh shqiptar qe vlen per gjithekohesine. Sot koha e vdekjes fizike te tij eshe 25 vjeçare, ndersa perjetesia e tij nuk ka me as moshe fillimi e as mbarimi.

Nga perkohesia, pershendetje i madhi Petro!

Me dhimbshuri bregasi,

Aleksander Çipa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *