Mbretëresha e maleve të Shqipërisë

Zoti të ka dërguar të na shpëtosh», shkruante në mesazhin e qytetarëve të Beratit për Edith Durhamin, që kishte arritur aty më 1904, si e para grua angleze që kishte shkelur në këtë pjesë të Shqipërisë. Udhëpërshkruese, shkrimtare dhe aktiviste, ajo ende kujtohet në këtë vend që e kishte mbrojtur fort. Në «Albania’s Mountain Queen» Marcus Tanner u bie në gjurmë udhëtimeve të saj nëpër Ballkan në vitet para Luftës së Parë Botërore, duke përshkuar shkrimet e saj dhe duke u konfrontuar me to në aspektin historik. Dhe si rezultat i kësaj vjen një rrëfim i gjallë për këtë grua dhe për jetën e saj.

Durham, lindur në Londër, e kishte vizituar për herë të parë Ballkanin më 1900, kur tashmë ishte në fund të tridhjetave dhe udhëtimi u dëshmua si pikë kthese në jetën e saj. Udhëtimi në vend se të bëhej shkas që të përfitej thjesht si për një grua të pamartuar, ia mundësoi të krijonte namin e një figure të shquar në rajon. Nuk është se shpëtoi pa asnjë therë në këmbë: burrat lokalë, të joshur prej statusit të saj të beqarisë, shpeshherë iu vardisën asaj, ndërsa njerëzit filluan ta shihnin si krijesë hyjnore, të gjithëfuqishme dhe përtej gjinisë së saj.

Brenda pak vitesh, Durhami, që në fillim shihet «si një tjetër zonjë shtegtare me të ardhura private», u shndërrua në eksperte të «lëmshit të Ballkanit» dhe në promovuese aktive të drejtësisë, duke mbështetur banorët lokalë në luftën kundër sundimit osman. Publikoi shtatë libra dhe në një numër gazetash shkrime për rajonin, përfshirë raportet për Luftën e Parë Ballkanike. Vrojtimet e saj shpeshherë ishin të mprehta dhe me moralizime që nganjëherë përfundonin me tone sarkastike: Qeveria e përkohshme shqiptare, ta zëmë, ishte përshkruar «trup që dukej si Gilberti dhe Sullivani» (autorë të operave komike në britani, v.j.).

Në fillim mbështetëse e Serbisë, Durhami ndryshoi besnikërinë për këtë vend me kohë. Për një kohë ishte në anën e Malit të Zi, por dashuria e saj për Shqipërinë ishte mbisunduese. Durhami e mori vesh pas shpalljesë së pavarësisë së Shqipërisë më 1912 se çështja e kufijve do të duhej të zgjidhej dhe ia doli të alarmonte për këtë problem fuqitë e mëdha në Londër.

Këmbëngulësia e Durhamit ishte mbresëlënëse. Gjatë një udhëtimi të gjatë anembanë Shqipërisë, pasi kishte kaluar një ditë të tërë duke kalëruar nëpër shi, i ishte ofruar pushim në një shtrat haremi dhe ishte detyruar të qëndronte në një hambar plot me qepë. Duke pasur dyshime ndaj religjionit, Durhami u mor me shumë probleme në këtë vend, popullsia e krishterë e të cilit kishte kohë të gjatë që po vuante nën myslimanët. Infermieret në një spital maqedonas, që po refuzonin të ushqenin pacientët gjatë kohës së agjërimit, ishin vetëm një prej problemeve të shumta me të cilat ishte detyruar të merrej. Duke ndihmuar nëpërmjet fondit të saj të ndihmës, shpeshherë ishte afër zhgënjimit të madh – furnizimet ishin të kufizuara, njerëzit të zorshëm të kesh punë me ta – por asnjëherë nuk dorëzohej dhe ia dilte në krye.

Me pikëpamjet e saj përparimtare dhe karakterin e pavarur, Durhami ishte një hap para kohës në shumë aspekte, duke u qëndruar të tjerëve në krah përherë si motër gjaku. Ishte akuzuar se kishte «një popull kafshësh Ballkani», një akuzë që Tanneri mendon se është e padrejtë, megjithëse ajo e pranon se «nganjëherë ishte fanatike ndaj të gjithë popujve». Kundërthëniet e tjera përfshijnë edhe akuzën për shpërfilljen e femrave dhe prirjen për ta përcaktuar drejtësinë sipas kutit të saj. Prapëseprapë, fakti se «nuk ishte shenjt prej allçie» e shndërron figurë edhe më mahnitëse. Një shekull më vonë, në kohën tonë të studimeve postkoloniale, ende zor se i ka marrë era të gjitha paragjykimet. Tani që Shqipëria është afër integrimit në Bashkimin Europian, është momenti i duhur për t’iu kthyer të kaluarës së Shqipërisë, veçanërisht kur ajo vjen prej dikujt që ishte e pranishme aty kur kishte lindur, që e kishte dashur me zemër dhe që ishte munduar të shkruante për të me kokën e ftohtë akull. Independent/ Dialogplus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *