Një kujtesë e veçantë për Marcello Mastroiannin, “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”

Sot bëhen 20 vjet nga lamtumira e aktorit të madh Marcello Mastroianni, i cili së bashku me një përzgjedhje të shquar aktorësh francezë, i dha kinemasë botërore një adaptim të shkëlqyer të veprës “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të Ismail Kadaresë, më 1983.

Marcello Mastroianni mbetet një nga aktorët më të famshëm dhe më prekës të mbarë historisë së kinemasë, si dhe një nga të preferuarit e regjizorit Federico Fellini, “atit shpirtëror” të Amarcord :). Këtë mënyrë ka zgjedhur kryeministri Rama për të kujtuar vdekjen e Mastroiannit në rubrikën e tij të artit. 

Në filmin franko-italain, bazuar në romanin e Kadaresë, i xhiruar në vitin 1983 me regji të  Luciano Tovoli,  aktori  Mastroianni luan rolin e gjeneral Ariosto-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *