Do të ishe krejt i tepërt Ares!

ares.spear

 

 

 

 

 

Nga Alisa Velaj

Mendimi se të humba
M’u shfaq sonte në ëndërr Ares.
Një flakë rrekej të përpinte
Një Krisht të kryqëzuar
Dhe unë e tmerruar në një dhomë pa çati
U shmangesha lakuriqëve që përplaseshin pas mureve.

Qe aq i thellë pikëllimi im Ares
Sa brofa prej ëndrrës me një shkundullimë.
Jashtë tjegullat e çative fluturonin prej erës
E lakuriqët e natës dergjeshin në oborr
Si pas betejës ushtarët e Pirros.

Më mirë që s’u shfaqe në atë katrahurë
Do të ishe krejt i tepërt Ares…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *