FOTO/ 10 tavanët më të bukura në botë

Disa prej pamjeve më të lavdishme të botës mundeni ti shijoni vetëm nëse ngri kokën lart.

Një përzgjedhje e 10 tavaneve më të bukura në botë nga Jonathan Glancey.

1. Kështjella e Sammezzano, në Leçe, Itali. U ndërtua mes viteve 1843 dhe 1889. Është një hotel i shekullin që është lënë në harresë sot.

2. Katedralja e Ely-t në Cambridgeshire. U përfundua më 1334 nga punonjësi i mbretit William Hurley, dhe ka një ndriçues në mes të tetëkëndëshit. Vetë Katedralja është një nga ndërtimet më të mira të mesjetës sa i takon strukturës dhe dizajnit

. 3. Stacioni i metrosë “Solna Centrum” në Stockholm. Ka shërbyer që prej vitit 1975. Artistët Anders Aberg dhe Karl-Olov Björk e patën pikturuar atë të ngjajë si shpellë mitike.

4. “Grand Central Station” për shumë dekada ka qenë i mbuluar. I bazuar në hartat mesjetare, është pikturuar nga artisti francez Paul César Helleu dhe artisti Charles Bazing. Shenjat e zodiakut jaën realizuar me ngjyrë ari në një sfond blu-jeshil që krijon idenë e netëve të vjeshtës dhe dimrit në Itali.

5. Xhamia e Shahut, Ishafan. Porositur më 1598 nga Shahu Abbas, është projektuar nga mjeshtri i kaligrafisë dhe miniaturisti Rezza Abas: ku ngjyrat blu, e verdhë, turkezë, rozë dhe e gjelbër reflektojnë dritën e këtij qyteti- të ndritshme dhe të ngrohtë.

6. Shtëpia e Golfit në Korenë e Jugut. Dizenjuar nga Shigeru Ban, arkitekti japonez i njohur në brezin e ri. Klubi u hap në vitin 2010 dhe përmban një holl veçanërisht elegant.

7. “Heydar Aliyev Centre” në Baku, Azerbaxhan. Dyshemeje, muret dhe tavanet si edhe auditoret e kësaj qendre kulturore, të hapur në 2012 janë një risi në arkitekturë. Efekti është magjik, ndërsa arkitektja Zaha Hadid ka thyer rregullat normale të ndërtimit dhe i ka rishpikur ato.

8. San Pantalon, Dorsoduro, Venecia. Kjo pikturë iluzioniste është punë e Gian Antonio Fumiani (1645-1710). Kritiku i njohur i shekullit të 19-të, anglezi John Ruskin, e përshkruan si martirizim dhe apoteozë të Shën Pantalon si “shembulli më i çuditshëm në Evropë i efekteve vulgare e dramatike të pikturës”. Ai gabohej.

9. Holli i Lutjeve për të korra të mbara, Tempulli i Qiellit- Pekin. Tempulli i Qiellit është një kompleks i madh objektesh fetare të ndërtuara gjatë sundimit të perandorit Ming Yongle (lindur Zhu Di). Përfunduar në 1420, salla ka tri nivele të Lutjes sipas orëve, ditëve, muajve, stinëve e viteve si edhe një arkitekturë me figura gjeometrike dhe komponentë, pa harruar as ngjyrat e drunjta që kulminojnë me kupolë.

10. St Stephen Walbrook, City of London E parë nga kufijt e qytetit, tavani i “St Stephen Walbrook” duket të ketë një strukturë shumë modeste. Brenda, megjithatë, kjo kishë e projektuar nga Christopher Ëren dëshmon të jetë një nga mrekullitë arkitekturore të Europës së fundit të shekullit 17-të. Ka tetë kolona korintike dhe tetë harqe të ndërprera nga dritaret si edhe një kube madhështore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *