Sundance 2016/ Si ishte takimi i parë i Obamës me Michelle?

southside-with-youFestivali i Filmit Sundance 2016 është në proces, por shumë nga filmat më të pritur ende nuk  janë shfaqur.

Një nga filmat që pritet të shfaqet në këtë festival është edhe “Southside with you”, i cili dramatizon takimin e parë të Barack dhe Michelle Obama në Çikago, në vitin 1989. Kjo është një mundësi për të parë brenda mendimeve të presidentit të ardhshëm të  SHBA-së.

 Një nga filmat e tjerë që gjeneron eksitim është “Manchester by the Sea” Deti, filmi i fundit nga Kenneth Lonergan, regjisori i “You Can Count on Me and Margaret”.

Të dy këta filma kanë pasur një aromë romanesh, me karaktere interesant të cilët lundrojnë në situata  me kompleksitet të jashtëzakonshëm. Por, Margaret pati një prodhim të trazuar – filmi ishte xhiruar në vitin 2005, por nuk u shfaq  deri më shumë se gjashtë vjet më vonë, pasi ishte riedituar në një pjesë të madhe të tij.

“Manchester by the Sea” nuk ka qenë i komprometuar në të njëjtën mënyrë, kështu që është një mundësi për kritikët për të vlerësuar se çfarë Lonergan është i aftë të bëjë kur i lihet dorë e lirë.

Është gjithashtu edhe filmi “Jim: James Foley Story”, i cili paraqet jetën dhe punën e gazetarit, të cilit iu pre koka ISIS në vitin 2014.

Kjo është një përpjekje e vetëdijshme për të ndarë njeriun nga rrethanat tmerrshme të vdekjes së tij dhe ta humanizojë atë. Filmi konsiston në dëshmitarë, miqtë dhe familjen e gazetarit dhe përmban gjithashtu filmime të bëra nga vet Foley përgjatë viteve. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *