FOTO/ Darka me gazetaret/ Batutat e Ramës me Anila Bashën: Sa hapja Facebook më dilje ti!

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka shtruar një darkë për të mirëpritur disa nga përfaqësueset e mediave në Shqipëri. Darka u mbajt në restorantin lukson Aba 21, Coin, në Tiranë. Ky është viti i gjashtë që bëhet ky organizim. Përveç “zonjave” më të rëndësishme te medias shqiptare, darkës nuk i mungon kurrë edhe vetë Kryeministri Edi Rama. Burime për “revistawho.com” pohojnë se si rrallëherë ai i është bashkuar më herët darkës.

Prania e Ramës është shoqëruar me batuta. Ai ka bërë shaka me gazetaren Anila Basha të cilën e ka komplimetuar për rënien në peshë. “Shyqyr që i hoqe ato 7 kilogramë se sa hapja Facebook-un më dilje ti duke bërë palestër”, ka thënë Rama. E mandej sërish me humor Rama i është drejtuar gazetareve “Ju jeni shtriga”. Ky moment është shoqëruar me të qeshura. Gjithashtu mësohet se dhurata e Lindës për gazetaret sivjet ka qenë tejet e veçantë.

Bëhet fjalë për një mozaik të cilin e ka punuar me kujdes vajza e saj Rea. “Nuk doja të blija gjëra në treg që nuk më përfaqësojnë as mua e as ju. Dhe i kërkova ndihmë Reas”, ka thënë Linda. Ajo ka realizuar në studion e saj të hapur rishtaz, një mozaik në formë pende. Në darkën e çiftit Rama ishin të ftuara disa nga emrat më të njohur të ekranit: Eni Vasili, Anila Basha, Rudina Xhunga, Zana Çela, Sonila Agostini, Beti Njuma, Iris Luarasi, Alketa Vejsiu, Valbona Kurti, Monika Stafa, Jonida Shehu, Alba Malltezi, Arta Marku, Mira Kazhani, Genta Popa dhe Ilva Tare. Por siç raporton “Class”, për arsye pune kishte edhe mungesa: Arbana Osmani, Iva Tiço dhe Mimoza Picari. Më poshtë mund të shihni edhe fotot nga festa, realizuar nga Revista Class dhe Revista Who.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *