Sezoni operistik në TKOB do të mbyllet me të famshmen “Traviata” të Giuseppe Verdit, në datat 17-18-19 dhe 20 dhjetor. Sa herë rishfaqet kjo vepër, kureshtja shkon gjithmonë drejt arkivave, ku prej vitesh ruhet gjithë historia e vënieve në skenë të kësaj vepre. Aty rrinë të strukura dhe të gjitha Violetat, të cilat e tërheqin gjithmonë vëmendjen. Jo më kot vetë TKOB, ka nisur të postojë në faqen zyrtare të Facebook-ut (Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ), fotografitë dhe detajet që nga vënia e parë në skenë e “Traviatës” në 3 dhjetorin e 1956-ës kur Violetë ishte Marie Kraja, tek rivënia tetë vjet më pas, në 1964-ën kur kurtizania e bukur ishte Nina Mula, e mandej në 1972-in e 1983-in, kur nën petkun e Violetës ishte Edit Mihali, për t’ia dorëzuar vite më pas stafetën sopranove të reja të TKOB-së, Mariana Lekës, Ermonela Jahos dhe Eva Golemi…
Historia e Violetave vazhdon. Kush do të jetë e rradhës? Po në faqen e FB të TKOB mësojme se Vilotetë këtë herë do të jetë Eva Golemi dhe sopranoja franceze Perrine Madoeuf. Sipas një kocepti të ri regjisorial të Magdalena Fuchsberger, skongrafie wordpress modrene nga Aron Kitzig dhe baleti nga Gerdi dhe Enada Hoxha, Viloetat të stiluara bukur nga dora e mjeshtrit Ardi Asllani, do të shfaqen me 17 dhjetor në skenë, për të rrëfyer të njëjtën histori shekullore, (por që këtë herë zhvendoset në vitet 1920), atë të kurtizanes që dashurohet me Alfredon, djaloshin me prejardhje nga një familje e pasur. Dashuria e tyre kundërshtohet nga babai i tij, i cili nuk pranon skandalin që kjo lidhje krijon. Kur ai pendohet, do të jetë shumë vonë./WHO