Ka qenë deri në orën 02:00 të mëngjesit në zonën e ish-bllokut duke biseduar me miqtë e të afërmit e tij të shtunën duke gdhirë e diela.
Bëhet fjalë për ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i cili është fotografuar në kohën e tij të lirë.
Ai ka qëndruar në ambjentet e jashtme të një bari dhe pub-i deri në oret e para të mëngjesit.
Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës, policia kishte ndërmarrë një operacion të gjerë kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike, ku ka arrestuar 11 persona në zonën e ish-bllokut, zona më e frekuentuar në kryeqytet.