Koncerti i Vjenës në Tiranë në 2 janar

Shqipëria do të presë për herë të parë Koncertin e Vjenës. Një ditë pas koncertit të madh që mbahet çdo fillimviti në kryeqytetin austriak, në 2 janar 2017, Koncerti i Vjenës do të mbërrijë në Tiranë.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në rrjetet sociale se kjo është një ëndërr e bërë realitet falë përpjekjeve të violincelistit shqiptar, Shkëlzen Doli.

“Një ëndërr bëhet realitet. Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dollin, në 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vienës, një koncert i jashtëzakonshëm”, shkruan Rama në Facebook.

Koncerti do të mbahet mbrëmjen e 2 janarit, ora 20:00, në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë, për të gjithë të interesuarit, mësohet se shitja e biletave do të nisë nga data 15 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *